Showbiz

David Guetta bëhet sërish baba

Ylli i mirënjohur i muzikës, DJ, David Guetta, është bërë sërish baba.

Ai ka mirëpritur djalin me të dashurën e tij, Jessica Ledon.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Guetta, përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

“Dashuria është në ajër. Njoftohuni me Cyan”, ka shkruar ai.

David Guetta dhe Jessica Ledon janë të lidhur që nga viti 2015.

David më parë ishte i martuar me Cathy Lobe për dy dekada dhe bashkë kanë dy fëmijë. Ata janë divorcuar në vitin 1014.