Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dalin detaje të reja të aferës seksuale të princit

Pasi që disa muaj më parë në fokus ishte afera pedofilike në të cilën ishte përfshirë Jeffrey Epstein, milioneri i ndjerë dhe pedofili i dënuar i cili për vite të tëra i ka keqtrajtuar dhe abuzuar seksualisht të miturit, tani kanë dalë detaje të reja.

Milioneri i cili kohët e fundit bëri vetëvrasje ndërsa po e priste gjykimin për shfrytëzim seksual dhe trafikimin e të miturve për qëllime seksuale, gjithashtu e inkriminoi një numër meshkujsh të njohur, të dyshuar se me ta kishin bashkëpunuar në gjetjen e të miturve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bill Klinton, Donald Trump, Woody Allen por edhe princi Andrew janë vetëm disa nga miqtë më të ngushtë të Jeffrey, ndërsa përflitet se do të zhvillohet një hetim për përfshirjen e tyre në të gjithë aferën, shkruan KOHA Ditore. Pallati Buckingham i mohoi pretendimet për djalin e mbretëreshës Elizabeth dhe vëllanë e princit Charles, Andrewn 59-vjeçar, por gjithnjë e më shumë vajza po pretendojnë se si të mitura janë dorëzuar në duart e princit që të bënte me to çfarë të dëshironte. Kjo mbështetet edhe nga pretendimet e një ish-shërbëtori të të ndjerit Jeffrey, i cili e pranon se shpesh e kishte parë princin Andrew në vilë, edhe kur shoku i tij milioner nuk ishte aty. Princi, sipas një burimi anonim, qëndronte në vilë për disa ditë.

Image

"Në asnjë fazë të kohës së kufizuar sa e kam kaluar me të, nuk e kam parë dhe as nuk kam dyshuar për ndonjë sjellje të tillë e cila më pas çoi në arrestimin dhe gjykimin e tij", u justifikua më herët princi për temën e aferës seksuale, por ndërkohë edhe dy femra të reja zbuluan se kishin fjetur me princin në fillim të viteve 2000 dhe se ai e dinte që ato nuk ishin as 18 vjeçare. Princi Charles raportohet se është zemëruar për shkak të skandalit në të cilin ishte futur vëllai i tij më i vogël, dhe tmerrohet edhe vetëm të mendojë se ndaj tij është hapur një hetim zyrtar për pedofili.