Aktori i njohur hollywoodian, Michael B. Jordan, e shënon debutimin regjisorial me pjesën e tretë të serisë së filmave “Creed”, që është vazhdim i historisë së projekteve shumë të njohura për publikun mbarë botëror, “Rocky”, të cilat ishin shkruar dhe drejtuar nga Sylvester Stallone, shkruan portali “Female”.
Jordan përveç si regjisor, po ashtu vjen në rolin e protagonistit të filmit të ardhshëm, Adonis Creed, një boksier i suksesshëm me një vizion të përsosur të jetës familjare. Në këtë vazhdim ish-boksieri, Damian, rikthehet pas vuajtjes së një dënimi me burg dhe dy ish-shokët ballafaqohen me një ndeshje të tensionuar.
Krahas Michael B. Jordanin, në këtë projekt luajnë edhe aktorët, Tessa Thompson, Jonathan Majors, Wood Harris dhe të tjerë.
“Creed III” fillon së shfaquri nëpër kinematë e Amerikës më 3 mars të vitit të ardhshëm.