“A Journal For Jordan” titullohet projekti i ri i cili vjen me regji të yllit të shpërblyer me “Oscar”, Denzel Washington.
Filmi i takon zhanrit dramë dhe vjen i inspiruar nga historia e vërtetë e rreshterit Charles Monroe King, i personifikuar në film nga Michael B. Jordan, i cili e mban një ditarë ku shkruan fjalë dashurie dhe këshilla për djalin e tij të vogël, gjatë kohës sa është duke shërbyer në Irak.
Ky film duket të jetë një histori romantike për dashurinë e papritur dhe një kujtesë për sakrificat e bëra nga familjet ushtarake. Danzel Washingtoni ka një histori të gjatë në realizimin e filmave për burra dhe gra me karakter të fortë, që marrin përgjegjësinë për jetën e tyre kështu që filmi i tij i ardhshëm, “A Journal for Jordan”, është pothuajse e sigurt se përshtatet mirë me filmat e tjerë të aktorit të shndërruar në regjisor.
“A Journal for Jordan” do të lansohet ekskluzivisht nëpër kinema më 25 dhjetor.