Festivali i famshëm “Coachella” zyrtarisht e ka bërë të ditur lajmin se do të shtyhet deri në muajin tetor, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.
Gjatë ditës së martë, organizatorët e kësaj ngjarjeje e lëshuan një komunikatë për media përmes së cilës e kumtuan lajmin se festivali i cili zë vend në Indio të Kalifornisë, tashti do të mbahet në fundjavat e 7-11 tetorit dhe 16-18 tetorit të këtij viti, transmeton Koha.
“Coachella” tradicionalisht është mbajtur në fundjavën e parë të muajit prill, dhe në edicionin e sivjetmë pritej të performonin yje të shumë të muzikës, përfshirë këtu Travis Scott, “Rage Against The Machine” dhe Frank Ocean.
Kompania “Goldenvoice” e cila e organizon këtë ngjarje shumë të ndjekur në Amerikë, po ashtu e ka konfirmuar lajmin se festivali i muzikës country “Stagecoach” i cili zë vend në të njëjtin qytet, do të zhvendoset nga data 24-26 prill për në 23-25 tetor. Në këtë ngjarje sivjet ishte konfirmuar pjesëmarrja e yjeve të muzikës country si, Thomas Rhett, Carrie Underëood dhe Eric Church.
“Me këshillë të Qarkut Riverside dhe autoritetet lokale të shëndetësisë, ne jemi të detyruar t’i ndërrojmë datat e festivaleve, “Coachella” dhe “Stagecoach” për shkak të përhapjes së vazhdueshme të koronavirusit. Edhe pse ky vendim është marrë në një kohë të pasigurisë universale, ne e marrim sigurinë dhe shëndetin e vizitorëve tanë me shumë seriozitet. Andaj i nxisim që të gjithë t’i ndjekin masat e sigurisë dhe protokollet e caktuara nga zyrtarët e shëndetësisë publike, për t’iu shmangur kësaj sëmundjeje,” thuhej në deklaratën e lëshuar nga kompania “Goldenvoice”.
Të gjitha biletat për festivalet “Coachella” dhe “Stagecoach” vlejnë edhe për datat e caktuara në muajin tetor, megjithëse deri të premten, personat të cilët tashmë i kanë blerë këto bileta do të njoftohen se si mund të rimbursohen në rast se dëshirojnë.
— Coachella (@coachella) March 10, 2020
-
Festivali “Coachella” rikthehet në prill të vitit të ardhshëm
-
Coachella anulohet për të tretën herë për shkak të pandemisë
-
Organizatorët largojnë Travis Scottin nga lista e performuesve të “Coachella 2022”
-
Frank Ocean do të rikthehet në festivalin “Coachella” në vitin 2023
-
Është anuluar festivali i sivjetmë “Lollapalooza” si pasojë e pandemisë