Policia e Shtetit ka njoftuar të enjten se është ekstraduar nga Dubai në Shqipëri shtetasi Kleviol Ahmeti, 39 vjeç, nga Lushnja, i njohur në publik me nofkën Cllevio, i cili kërkohej nga autoritetet shqiptare për disa vepra penale.
Në njoftimin zyrtar thuhet se ekstradimi u krye në kuadër të operacionit “The Wanted”, pas bashkëpunimit mes Drejtorisë së Interpolit në Tiranë dhe zyrës së Interpolit në Abu Dhabi, me qëllim lokalizimin dhe kthimin në vend të personave që përpiqen t’i shpëtojnë drejtësisë shqiptare duke qëndruar në Dubai.
Sipas Policisë, Cllevio ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2024, Gjykata e Apelit në Tiranë i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Përndjekja”, pasi akuzohet se për disa vite ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale një shtetas dhe familjarët e tij.
Po ashtu, ai ishte dënuar nga Gjykata e Fierit me nëntë muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Pas mbërritjes në Shqipëri, 39-vjeçari i është dorëzuar autoriteteve përgjegjëse për vijimin e procedurave ligjore.
-
Shtetasi kosovar i kërkuar nga Interpoli ekstradohet nga Kroacia në Kosovë
-
Policia arreston personin për të cilin Shqipëria kishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar
-
Ekstradohet nga Italia për në Kosovë i kërkuari për dy vepra penale
-
Arrestohet kosovari që po kërkohej nga INTERPOL-i
-
Arrestohet në Morinë shtetasi i Kosovës, kërkohej ndërkombëtarisht nga Lituania