Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Chris Hemsworth frikësohej nga problemet shëndetësore

Pikëpamja e Chris Hemsworth për jetën ndryshoi pas problemeve të tij shëndetësore në vitin 2022.

Aktori 39-vjeçar bëri një hap prapa nga karriera e tij pasi zbuloi se rrezikohej nga demenca dhe Chris pranoi se kjo e bëri atë ta shikonte jetën me një sy tjetër.

Ai i tha Entertainment Weekly: "Kjo të godet në moment. Fillon të bësh pyetje dhe mendon, ‘Më duhet të ngadalësoj dhe thjesht ta përjetoj këtë moment. Ishte pozitive në atë kuptim, por u mbidramatizua pak, sikur po tërhiqesha potencialisht për shkak të kësaj gjëje. Gjë që nuk është kështu’".

Chris ka shijuar kohën me familjen e tij gjatë muajve të fundit. Megjithatë, ylli i Hollivudit mbetet entuziast për punën e tij.

Chris - i cili ka binjakët 9-vjeçarë, Sasha dhe Tristan, dhe India, 11 vjeçe, me gruan e tij, Elsa Pataky - tha: “Ka të bëjë me ekuilibrin”.

Edhe Diagnostikimi që Chris Hemsworthit ia ndryshoi këndvështrimin për jetën Showbiz Diagnostikimi që Chris Hemsworthit ia ndryshoi këndvështrimin për jetën

"E kuptova se sa ripërtëritëse mund të jetë ajo kohë, por kuptova gjithashtu se sa shumë kam nevojë për punë. Më duhet të ndërtoj diçka, të krijoj diçka. Sado argëtuese që tingëllon që të ulesh në plazh gjatë gjithë ditës, ajo kalon shumë shpejt... Nuk dua të them që është e zakonshme, por shumë familjare. Mua më pëlqen spontaniteti. Më pëlqen e papritura. Më pëlqen të sfidohem".

Ndërkohë, Chris më parë pranoi se ishte i shqetësuar nga problemet e tij shëndetësore.