Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

I rrezikuar nga Alzheimeri, Chris Hemsworth vendos të pauzojë nga aktrimi

Ylli hollywoodian, Chris Hemsworth, së fundmi e zbuloi lajmin se është në rrezik të lartë për t’u prekur nga sëmundja Alzheimer, si pasojë e një predispozicioni gjenetik. Pak kohë pas këtij lajmi ai i informoi fansat se e ka marrë vendimin për të pauzuar për ca kohë nga aktrimi.

Aktori 39-vjeçar nga Australia mësoi për diagnozën e tij teksa po i nënshtrohej disa testimeve rutinë gjatë xhirimit të dokumentarit të ri, “Limitless”, i cili transmetohet në platformën Disney Plus.

Ylli i filmave “Thor” i bartë dy kopje të gjenit APOE4, të cilin studimet e kanë lidhur me një rrezik në rritje të sëmundjes Alzheimer. Hemsworth, megjithatë theksoi se nuk është një diagnozë e Alzheimerit dhe as nuk do të thotë se ai patjetër do të preket nga kjo sëmundje, por është shkak për shqetësim.

Zbulimin tronditës, ai e bëri gjatë një interviste për revistën “Vanity Fair”.

Ndërkaq, gjatë një episode të dokumentarit të realizuar në bashkëpunim me “National Geographic”, aktori deklaroi: “Ky zbulim me të vërtetë nxiti diçka tek unë, duke bërë që të dëshiroj t’i pauzoj angazhimet për pak kohë. Dhe që kur e mbaruam shoun, unë kam përfunduar gjërat për të cilat kisha kontratë tashmë. Tani, kur ta përfundoj këtë turne, do të kthehem në shtëpi dhe do ta bëjë një pushim të mirë dhe thjeshtë të relaksohem. Do të kaloj kohë me fëmijët dhe gruan time të dashur”, tha Hemsworth, i cili është i martuar me aktoren braziliane, Elsa Pataky, dhe së bashku i kanë tre fëmijë.

Image

Gjatë intervistës për “Vanity Fair”, Hemsworth tha se diagnoza e tij nuk erdhi si befasi, pasi gjyshi i tij është i prekur nga Alzheimeri. Prandaj, gjasat që ai ta ketë trashëguar këtë sëmundje janë 8 deri në 10 herë më të mëdha.

Edhe Diagnostikimi që Chris Hemsworthit ia ndryshoi këndvështrimin për jetën Showbiz Diagnostikimi që Chris Hemsworthit ia ndryshoi këndvështrimin për jetën

Aktori po ashtu ka treguar se ka dashur ta bëjë publike diagnozën e tij përmes dokumentarit “Limitless”, ngase mendonte se kjo bisedë ishte një motivues i rëndësishëm për njerëzit, që të kujdeseshin më mirë për veten dhe t’i kuptojnë hapt parandalues ​​që mund të ndërmerren për ta luftuar Alzheimerin.

Hemsworth tashmë i ka përfunduar xhirimet e disa projektvee filmike, si “Furiosa” dhe “Extraction 2”.