Catherine-Zeta Jones dhe Michael Douglas kanë festuar 23-vjetorin e martesës së tyre.
Aktorja 54-vjeçare ka shpërndarë një mesazh të ëmbël në Instagram gjatë vikendit, duke publikuar fotografi të viteve të kaluara, që nga dasma në vitin 2000 pastaj edhe të tjera përgjatë këtyre viteve.
“Ne sot festojmë 23-vjetorin e martesës. Të dua... nga gruaja jote e dashur”, ka shkruar ajo.
Douglas gjithashtu ka shpërndarë një fotogradi në Instagram ku shihet çifti duke vallëzuar.
“Gëzuar 23 vjetorin, e dashur. Mezi po pres për të 24-tin”, ka shkruar ai.
Çifti janë prindër të një djali dhe një vajze.
Artikuj të ngjashëm
-
Catherine Zeta Jones me dhuratë speciale për ditëlindjen e 80-të të Michael Douglasit
-
Të premtet e veçanta të Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones
-
Cristiano Ronaldo konfirmon martesën me Georgina Rodriguez
-
Sylvester Stallone dhe Jennifer Flavin festojnë 29-vjetorin e martesës
-
Cameron Diaz dhe Benji Madden mirëpresin fëmijën e tretë