Reperja e njohur Cardi B, duke folur rreth ndarjes nga ish-partner i saj, reperi Offset, ka thënë se ka kërkuar këshilla nga këngëtarja Shakira, duke e pyetur se si ka arritur ta tejkalojë ndarjen nga ish-burri i saj, futbollisti Gerard Pique.
Ajo ishte mysafire në podcastin “On Purpose” të Jay Shetttyt, dhe ka thënë se e ka pyetur Shakiran se “si ke arritur ta tejkalosh gjithë këtë?”.
“Ajo me tha se ‘do të ndodhë’ kurse unë i thash se ‘kurrë nuk do të ndodhë’ dhe ndodhi. U deshën ca lot. U deshën disa mendime, mendime të frikshme. Pot tash jam këtu, jam më e fortë se kurrë”, ka thënë Cardi.
Shatty u përgjigj duke i thënë se i pëlqen që po e dëgjon këtë.
Më herët gjatë këtij episodi të podcastit, Cardi i ka treguar Shettyt rreth procesit të shërimit emocional, pas ndarjes nga Offset.
“Jam ndier shumë e fortë kur isha 22, 23 e 24 vjeç. Kjo është mosha kur jam ndier shumë e fuqishme. Kështu po ndihem tash. Iu deshëm muaj zemrës që ta kuptonte se ‘ka mbaruar’. Në vend të trurit e gojës time, zemra duhej të ma thoshte se ‘ka mbaruar’, sepse mund ta thuash dhe të ndërmarrësh veprime, por nuk ‘ka mbaruar’ s’ka mbaruar”, ka thënë reperja.
Cardi e cila po pret fëmijën e katërt, të parin e partnerit të ri, sportistin Stefon Diggs, ka treguar edhe për shpresat që ka për tre fëmijët që ka me Offsetin.
“Disiplina duhet të jetë prioritet. Ata duhet të jenë më të mirë se unë. Unë dua që ata të jenë më të mirë se unë. Ka gjëra që unë nuk mund t’i bëj, por dua që fëmijët e mi t’i bëjnë. Dua që ata të jenë më të mençur se unë”, ka thënë ylli.
Ajo tutje ka thënë se pavarësisht kësaj, nuk do që ata të jenë “perfekt”.
“Nuk dua të jenë perfekt, sepse nuk mund t’i bësh ashtu dhe askush nuk do që t’u bëjë atë lloj presioni fëmijëve që të jenë perfekt. Por, dua që ata të jenë 100 herë më të mirë se unë, këtë dua të ua instaloj në kokë. Sigurisht do të jenë të nervozuar e do të qajnë, por një ditë do të më falënderohen për këtë sepse gjërat që ua mësoj unë fëmijëve, do të doja të mi mësonin mua kur isha më e re”, ka thënë ndër të tjera Cardi.