Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Shakira: Vështirësitë më mësuan se sa e fortë jam

Shakira

Shakira

Foto: Associated Press

Këngëtarja kolumbiane, e njohur për hitet “Hips Don’t Lie”, “Whenever, Wherever” dhe “She Wolf”, ka folur për mësimet që ka marrë nga vështirësitë personale dhe profesionale, përfshirë ndarjen e shumëpërfolur nga ish-futbollisti Gerard Piqué në vitin 2022.

“Në të kaluarën kam menduar se isha më e dobët sesa më tregoi jeta se jam në të vërtetë”, ka thënë ajo në një intervistë për revistën People.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas saj, çdo përvojë e vështirë sjell një mësim të vlefshëm.

“Pas çdo përvoje në jetë ka gjithmonë një mësim. Duhet të jemi mirënjohës edhe për njerëzit që na lëndojnë, sepse në fund na bëjnë më të fortë dhe më të mirë”, ka thënë ajo.

Shakira ka thënë se po të mund t’i jepte një këshillë vetes në të 20-at, do t’i thoshte të besonte më shumë te vetja dhe të shijonte më shumë jetën.

“Do t’i thoja asaj vajze të re të besojë më shumë te vetja dhe të shijojë më shumë jetën. Edhe nëse nuk dukemi më si në të 20-at tona, është e bukur të jesh vetvetja dhe të pranosh atë që je”, ka thënë ylli.

Në një intervistë për Marie Claire UK, Shakira ka folur edhe për dashurinë dhe marrëdhëniet. Ajo e quajti monogaminë “një utopi”, por theksoi se ende beson në dashuri.

“Nuk mund të them se nuk besoj në dashuri. E kam parë te prindërit e mi, të cilët kanë qenë bashkë për më shumë se 50 vjet. Thjesht unë nuk kam qenë aq me fat”, ka thënë ajo

Këngëtarja ka thënë se mbështetjen më të madhe e ka gjetur te fëmijët e saj, fansat dhe miqtë e vërtetë.

“Jam kompensuar në mënyra të tjera: me dashurinë e fansave të mi, të fëmijëve të mi dhe të miqve të vërtetë.”

Duke cituar shkrimtarin Oscar Wilde, ajo ka thënë se miqësia është një nga format më të pastra të dashurisë.

“Kur erdhën vështirësitë, atëherë kuptova sa e rëndësishme është miqësia. Miqtë e vërtetë mbeten pranë teje gjatë gjithë jetës”, ka thënë ajo.