Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz janë martuar

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz e kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.

Çifti u martua të shtunën në Palm Beach të Floridas, me një dasmë elegante të organizuar në pronën e familjes Peltz, raportoi të hënën revista “People”.

27-vjeçarja Nicola dhe 23-vjeçari Brooklyn, kishin planifikuar një festë të madhe për ta shënuar ditën e tyre të veçantë, e cila zgjati tri ditë dhe të pranishëm përveç miqve dhe familjarëve të çiftit, ishin edhe të famshëm të shumtë.

Kurorëzimi e përfshiu një ceremoni tradicionale hebreje, me ç’rast nusja dhe dhëndri ia dedikuan disa fjalë njëri-tjetrit, në praninë e 600 mysafirëve të ftuar.

Një burim për revistën “People” ka zbuluar që, gjysha e aktores Peltz shërbeu si shoqëruesja e nuses, kurse shoqëruesit e Beckhamit në altarë ishin vëllezërit e tij, Cruz dhe Romeo.

Në fotografitë e publikuara ekskluzivisht në revistën “Vogue”, Nicola dukej jashtëzakonisht bukur me fustanin përrallor të nusërisë, të dizajnuar nga shtëpia e modës “Valentino”. Pamjen e kompletoi velloja e gjatë me lule të qëndisura, modeli klasik i flokëve dhe grimi i lehtë por enegant.

Në listën e mysafirëve të famshëm të pranishëm në dasmë ishin prindërit e dhëndrit, Victoria dhe David Beckham, prindërit e nuses, biznesmeni Nelson Petlz dhe modelja Claudia Heffner, këngëtarja Mel C, sportistet Serena dhe Venus Williams, kuzhinieri i njohur Gordon Ramsay, aktorja Eva Longoria dhe të tjerë.

Edhe I biri i Beckhamit nis planifikimet për martesë Showbiz I biri i Beckhamit nis planifikimet për martesë

Pas ceremonisë martesore, ylli i muzikës latine Marc Anthony i performoi katër këngë për çiftin e lumtur dhe të ftuarit e tyre.

Sa i përket dhuratave, besohet se gjatë fjalimit të tij, babai i nuses u kërkroi mysafirëve që të bëjnë donacione në përkrahje të qytetarëve të Ukrainës.

{gallery}