Fat Tony, DJ i dasmës së Brooklyn Beckham, ka reaguar sërish lidhur me konfliktin mes Brooklyn dhe prindërve të tij, ish-futbollistit të njohur David Beckham dhe disenjatores Victoria Beckham, duke u bërë thirrje njerëzve të mos e gjykojnë familjen.
“Para se të gjykoni, mbani mend se dy prindër kanë humbur djalin e tyre të madh dhe një djalë ka humbur prindërit e tij. Të gjitha familjet kanë drama, por kjo thjesht ndodh të jetë familja Beckham”, ka thënë ai për The Times.
Brooklyn, 27 vjeç, ka akuzuar më herët prindërit e tij se ia prishën ditën e dasmës me Nicola Peltz dhe ka deklaruar se nuk ka ndërmend të pajtohet me ta.
Fat Tony ka sqaruar edhe incidentin që u bë shkak i debatit. Sipas tij, gjithçka ndodhi kur këngëtari Marc Anthony e ftoi Brooklyn në skenë dhe, në vend që të thërriste Nicolan për vallëzimin e parë, ftoi Victorian.
“Nuk pati asgjë të pahijshme në kërcim. Problemi ishte momenti. Të gjithë prisnin që Nicola të ngjitej në skenë për vallëzimin e parë me Brooklyn, por Marc Anthony tha: ‘Victoria, eja në skenë’. Brooklyn u trondit, ndërsa Nicola doli nga salla duke qarë”, rrëfeu ai.
Sipas Fat Tonyt, Anthony më pas i tha Brooklynit: “Vendosi duart në ijet e nënës sate”, duke e cilësuar situatën si shumë të sikletshme për të gjithë të pranishmit.
Edhe
Motra i shkon në vizitë, Brooklyn Beckham e quan “skenar të orkestruar”
Fat Tony ka shtuar se pikërisht ky moment u bë tema kryesore e bisedave mes të ftuarve edhe gjatë drekës së ditës pas dasmës.
Ndërkohë, në deklaratën e tij në Instagram, Brooklyn ka shkruar se Victoria ia kishte “rrëmbyer” vallëzimin me bashkëshorten.
“Mamaja ime ma rrëmbeu vallëzimin e parë me bashkëshorten, i cili ishte planifikuar prej javësh. Vallëzoi me mua në një mënyrë që më vuri shumë në siklet para 500 të ftuarve. Nuk jam ndier kurrë më i turpëruar. Për këtë arsye donim të rinovonim betimet tona, për të krijuar kujtime të reja dhe të lumtura nga dita e dasmës”, pati shkruar Brooklyn.
-
Brooklyn Beckham uron gjyshin për ditëlindje, pavarësisht tensioneve në familje
-
Victoria Beckham thotë së ajo dhe David janë përpjekur shumë të jenë prindërit më të mirë
-
Nicola Peltz me fotografi nga festa e ditëlindjes së Brooklynit mes tensioneve në familjen Beckham
-
Brooklyn Beckham shpreh sërish publikisht mbështetje për bashkëshorten