Aktorja dhe regjisorja Nicola Peltz-Beckham ka publikuar disa fotografi nga festimi i ditëlindjes së bashkëshortit të saj Brooklyn Beckham, duke falënderuar miqtë që morën pjesë në festën që ajo organizoi për 27-vjetorin e tij.
Ylli i filmit “Lola” ndau të enjten në rrjetet sociale një seri imazhesh nga mbrëmja festive. Në fotografi shihen Nicola dhe Brooklyn duke u puthur, një tjetër ku pozojnë së bashku, si dhe një selfie me miqtë e tyre, Anthony Barillo dhe Alessandro Morelli, ka raportuar People.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo e shoqëroi postimin me një mesazh për bashkëshortin.
“Nata e kaluar ishte shumë e veçantë. Faleminderit të gjithëve që erdhën dhe e bënë gjithçka perfekte. Të gjithë të duam shumë, Brooklyn!”, ka shkruar ajo në postim.
Në ditën e ditëlindjes së tij, Nicola, 31 vjeçe, ka publikuar edhe një video ku Brooklyn fryn qirinjtë mbi një set të veçantë petullash për ditëlindje, duke i dedikuar një mesazh.
“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Shpresoj që të gjitha ëndrrat dhe dëshirat e tua të realizohen. Ti ndriçon çdo dhomë ku hyn dhe kushdo që të njeh të do shumë. Je njeriu më i veçantë dhe jam shumë e lumtur që jam gruaja jote. Të dua, të dua, të dua”, ka shkruar ajo.
Ndërkohë Brooklyn iu përgjigj me fjalët “Bebi im”.
Megjithatë, raportet mes Brooklyn dhe familjes së tij mbeten të tensionuara.
Sipas një burimi për Entertainment Tonight, Brooklyn dhe Nicola janë ndier të zhgënjyer pasi prindërit e tij, David Beckham dhe Victoria Beckham, publikuan urime për ditëlindjen e tij në Instagram.
“Brooklyn dhe Nicola janë të zhgënjyer që ata zgjodhën ta bëjnë këtë publikisht në Instagram. Pikërisht këto veprime publike janë ato që Brooklyn është përpjekur t’i ndalë prej kohësh, pa sukses”, ka thënë burimi.
Përveç prindërve të tij, edhe vëllezërit Romeo Beckham dhe Cruz Beckham e uruan publikisht për ditëlindje.
David Beckham publikoi dy fotografi nga fëmijëria e djalit të tij.
“27 sot. Gëzuar ditëlindjen, Bust. Të duam”, ka shkruar ai.
Pak minuta më vonë, Victoria Beckham ndau të njëjtën fotografi dhe një tjetër ku ajo shihet duke qeshur me djalin e saj.
“Gëzuar ditëlindjen Brooklyn, të duam shumë”, ka shkruar ajo.
Ndërkohë, Romeo ka publikuar një fotografi të vjetër të tyre nga fëmijëria, ndërsa Cruz ka ndarë një tjetër foto duke shkruar: “Të dua”.
Këto deklarata publike vijnë pasi Brooklyn ka bërë të ditur se ka ndërprerë marrëdhëniet me familjen e tij.
Në një deklaratë të gjatë prej gjashtë faqesh në Instagram në muajin janar, ai akuzoi prindërit se kanë ndërhyrë në martesën e tij dhe se kanë vendosur imazhin publik mbi marrëdhëniet private.
“Gjatë gjithë jetës sime, prindërit e mi kanë kontrolluar mënyrën se si është paraqitur familja jonë në media. Postimet në rrjetet sociale, ngjarjet familjare dhe marrëdhëniet jo autentike kanë qenë pjesë e jetës në të cilën jam rritur”, pati shkruar ai.
Brooklyn gjithashtu ka pretenduar se së fundmi ka parë nga afër përpjekjet për të vendosur “gënjeshtra të shumta në media”, me qëllim ruajtjen e imazhit publik të familjes.
“Por unë besoj se e vërteta gjithmonë del në pah”, ka përfunduar ai.