David dhe Victoria Beckham kanë reaguar publikisht për herë të parë mes përçarjes me djalin e tyre të madh, Brooklyn Beckham, duke i uruar atij ditëlindjen e 27-të.
Pavarësisht tensioneve që vazhdojnë në familje, çifti i njohur i dërgoi urime përmes rrjeteve sociale, rreth gjashtë javë pasi Brooklyn, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara me bashkëshorten e tij, aktoren Nicola Peltz, publikoi një deklaratë të gjatë ku njoftonte se po ndërpriste marrëdhëniet me familjen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDavid Beckham, 50 vjeç, ka shënuar ditëlindjen e të birit duke publikuar dy fotografi nga fëmijëria e Brooklynit.

“27 sot. Gëzuar ditëlindjen Bust. Të duam x”, ka shkruar ai duke përdorur edhe nofkën që e përdor shpesh për djalin, ka raportuar BBC.

Pak minuta më vonë, edhe Victoria Beckham, 51 vjeçe, publikoi të njëjtën fotografi si bashkëshorti i saj, së bashku me një tjetër imazh ku ajo shihet duke qeshur me djalin.
“Gëzuar ditëlindjen Brooklyn, të duam shumë”, ka shkruar ajo.


Edhe vëllai më i vogël, Romeo Beckham, 23 vjeç, e shënoi ditën në rrjetet sociale duke publikuar një fotografi nga fëmijëria e tyre të përbashkët, por pa shtuar ndonjë përshkrim.
Përçarja në familje u bë publike në muajin janar, kur Brooklyn publikoi në Instagram një deklaratë prej gjashtë faqesh.
Në të, ai akuzoi prindërit se kanë ndërhyrë në martesën e tij dhe se kanë vënë imazhin publik të familjes përpara marrëdhënieve private.
Konflikti është zhvilluar kryesisht në sytë e publikut.
Brooklyn nuk ka marrë pjesë në disa ngjarje të rëndësishme familjare kohët e fundit, përfshirë festimet për 50-vjetorin e David Beckhamit dhe ceremoninë e nderimit të tij në Windsor Castle në muajin nëntor. Ai gjithashtu nuk u shfaq në dokumentarin e fundit të Victoria Beckhamit në Netflix.
“Gjatë gjithë jetës sime, prindërit e mi kanë kontrolluar mënyrën se si është paraqitur familja jonë në media. Postimet performuese në rrjetet sociale, ngjarjet familjare dhe marrëdhëniet joautentike kanë qenë pjesë e jetës në të cilën kam lindur”, thuhej në deklaratën e ashpër të Brooklynit në Instagram.
Më tej ai ka shkruar se kohët e fundit ka parë me sytë e tij se deri ku janë të gatshëm të shkojnë për të vendosur gënjeshtra të panumërta në media, shpesh në kurriz të njerëzve të pafajshëm, vetëm për të ruajtur fasadën e tyre.
“Por unë besoj se e vërteta gjithmonë del në pah”, ka thënë tutje ai.
Megjithatë, David Beckham ka bërë më herët publikisht përpjekje për pajtim.
Në prag të Vitit të Ri ai publikoi në Instagram një seri fotografish familjare, ku përfshihej edhe një foto e Brooklynit kur ishte adoleshent, duke shkruar: “Ju dua shumë të gjithëve”.
Victoria e ripostoi më pas fotografinë, duke shtuar një emoji zemre në imazhin ku shfaqeshin David dhe Brooklyn.
Mbledhja më e fundit familjare ndodhi dy javë më parë, kur vëllai më i vogël i Brooklynit, Cruz Beckham, festoi 21-vjetorin.
David organizoi një festë në restorantin The MAINE në zonën Mayfair para ditëlindjes së Cruz më 20 shkurt. Në festë morën pjesë Victoria, Romeo dhe vajza e çiftit, Harper Beckham, 14 vjeçe.
Pas festës, David publikoi një mesazh për djalin e tij në Instagram.
“Gëzuar 21-vjetorin për djalin tim të vogël. Nuk je më aq i vogël, por gjëja për të cilën jam më krenar është personi dhe burri që je bërë. Je i sjellshëm, i kujdesshëm dhe jashtëzakonisht besnik ndaj familjes, miqve dhe të gjithëve përreth, gjë që të bën një person shumë të veçantë. Ti je në rrugëtimin tënd në jetë dhe po punon shumë duke u argëtuar, sepse kjo është ajo që është jeta… Të duam shumë, Cruzie, dhe shpresojmë të kesh ditën më të mrekullueshme sepse e meriton”, ka shkruar ish-futbollisti.