“Ndihem e gjallë, e guximshme, revolucionare”, thotë Britney Spears, këngëtarja e famshme amerikane ndërkohë, që ndodhet në një betejë ligjore me të atin për t’ia hequr pushtetin që ka ndaj saj.
Britney ka kërkuar lirinë duke kërkuar që të lirohet nga babai i saj, i cili kontrollon jetën dhe financat e saj prej vitit 2008.
Babai i saj, me vendim gjykate ka kujdestarinë mbi vajzën dhe kjo masë është marrë në kohën kur këngëtarja kishte probleme të ndryshme.
“Siç e dini të gjithë, shumë ndryshime kanë ndodhur në jetën time,” ishte komenti që ajo la në përshkrimin e një videoje që postoi dje në Instagram, ku duket se po pikturon në mënyrë abstrakte në një sipërfaqe të madhe të bardhë.
Ajo rrëfeu se kishte nevojë që në një farë mënyre të shprehte ndjenjat e saj pas ndryshimit të jetës së saj.
“Unë nuk jam piktore, por u ndjeva sikur isha. Kjo është një shprehje e asaj se si ndihem…revolucionare, shumëngjyrëshe, e ndritshme, e guximshme“, tha ajo.
Marrëveshja për kujdestarinë nisi më 2008, kur shqetësimet rreth shëndetit mendor të këngëtares e shtynë babanë e saj të kërkonte në gjykatë një autorizim ligjor mbi jetën e saj.
Edhe
Britney Spears megjithatë po bën këngë të reja
Së fundi këngëtarja prishi bashkëpunimin edhe me menaxherin e saj, me të cilin kishte punuar për mbi 20 vjet. /abcnews