Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Britney Spears e mërzitur për ftohjen e raportit me djemtë e saj

Ylli i muzikës pop, Britney Spears, vazhdon të flasë publikisht për raportet e ftohura me djemtë e saj tinejxherë.

Të shtunën (10 shtator), këngëtarja 40-vjeçare i postoi disa audio-mesazhe në faqen e saj në Instagram, ku foli për pasojat emocionale që po ia shkakton largimi i djemve të saj, Sean Preston dhe Jayden, të cilët i ndan me ish-burrin Kevin Federline, raporton portali “Billboard”.

“Prej se ata janë larguar nga jeta ime, sinqerisht jam ndier sikur një pjesë e madhe e imja ka vdekur”, dëgjohet duke thënë Spears, gjatë njërin mesazh. Ndër të tjera ajo preku edhe tema tjera si, takimet e kaluara për alkooliqarë, terapia me kuaj së cilës i ishte nënshtruar, dhe tmerreve që i ka përjetuar gjatë periudhës së kujdestarisë ligjore e cila zgjati plot 13 vjet.

Në fillim të gushtit, Federline tha për “Daily Mail” se fëmijët e çiftit e kishin shmangur nënë e tyre në këta muajt e fundit, dhe po e kanë vështirë të pajtohen me imazhet ‘nudo’ që ajo i kishte postuar dhe po vazhdon t’i postojë në rrjetet sociale.

“Sinqerisht, unë nuk kam më ndonjë qëllim në jetë. Ata ishin gëzimi im dhe gjithçka për mua. Mezi prisja t’i takoja ata, dhe ishte një prej arsyeja pse jetoja. Dhe pastaj, krejt papritur, ata u zhdukën. Sinqerisht nuk e kuptoj si ishte aq e lehtë për ta të më përjashtonin nga jeta e tyre. nuk e kuptoj këtë gjë”, deklaroi tutje ylli i hitit “Toxic”.

Mesazhet e incizuara me zë, Spears i përfundoi duke iu dëshiruar çdo të mirë djemve të saj.

“Gjithçka që unë di është se, dashuria për fëmijët e mi është e pashtershme dhe shumë e rëndësishme. Më vjen keq nëse ju kam lënduar në ndonjë mënyrë. Mua më është thënë se më keni bllokuar në rrjetet sociale, por po e shfrytëzoj rastin të flas këtu dhe t’iu them se ndihem e bekuar që ju kam. Po ashtu dua ta dini se më vjen keq për gjithçka dhe ju kërkojë falje sinqerisht”.

Së fundmi, Jayden, në një intervistë për kanalin “ITV” foli për stilin e çuditshëm të Spearsit si prind, si dhe faktin pse ai dhe vëllai i tij kishin vendosur të mos e ndiqnin dasmën e nënës së tyre me të dashurin e kamotshëm, Sam Asghari.

Artikuj të ngjashëm