Dy djemtë e këngëtares së njohur, Britney Spears, nuk janë duke u takuar me të dhe po frikësohen se diçka e keqe do të mund t'i ndodhë.
“Ata po frikësohen se ajo do të vdesë”, pretendon babai i tyre, ish-burri i Spearsit, Kevin Federline.
Krijuesja e hitit “Toxic”, ka qenë duke u munduar ta rindërtojë marrëdhënien me dy djemtë e saj, Sean Preaston, 20 vjeç, dhe Jayden, 19 vjeç, vitin e kaluar, por Federline ka thënë se ata janë distancuar sërish nga nëna dhe se janë të “tmerruar” se mos do t’i ndodhë diçka e keqe.
Ai ka thënë se Britney e ka parë njërin nga djemtë, një ditë gjatë këtij vitit, dhe ai ka vendosur të mos kthehet të shtëpia e saj për shkak të asaj që ka parë.
Për tjetrin, Jydenen, babai i tij ka thënë se ka qenë të këngëtarja disa herë gjatë vitit të kaluar, por nuk po shkon më gjatë muajve të fundit, për shkak të situatës.
“Dhe janë të tmerruar e të brengosur për nënën e tyre dhe nuk po dinë si t’i ndihmojnë për shkak të gjithë asaj që u ka kushtuar e gjithë kjo ngjarje”, ka thënë Federlinë në emisonin e njohur The Pears Morgan Show, ka raportuar FemaleFirst.
Por 47 vjeçi, ka thënë se nuk do të tregojë specifikisht se çka është duke i shqetësuar djemtë e tij, pasi nuk është diçka që tregohet.
“Kjo është historia e djemve të mi dhe ata vendosin nëse duan ta tregojnë apo jo. Gjërat që ata kanë parë janë shokuese. Janë aq shokuese sa njëri prej tyre më ka thirrur e ma ka thënë se ‘nuk po di çfarë të bëj. Po frikësohem se mami do të vdes”, ka thënë ish-valltari i yllit.
Së fundmi përfaqësuesit e Spears dhe vet ajo kanë reaguar kundër Federline, pas deklaratave që ai ka bërë rreth daljes së librit të tij me kujtime “You Thought You Knew”.
“Fatkeqësisht, ata gjithmonë kanë qenë dëshmitarë të keqtrajtimeve që më ka bërë babai i tyre. Ata duhet të marrin përgjegjësi për vete. Njëri djalë më ka takuar vetëm 45 minuta 5 vjetët e fundit, kurse tjetri më ka vizituar vetëm katër herë gjatë pesë vjetëve të fundit. Edhe unë kam krenari. Që tash e tutje do të ju bëj me dije kur mund të jem e gatshme t’i takoj”, ka shkruar Spears.
Tutje ajo deklaratat e ish-burrit i ka quajtur “gënjeshtra” dhe se është vet ajo që në fund lëndohet.
“Do t'i dua gjithmonë dhe nëse me të vërtetë më njeh, nuk do t'u kushtojë vëmendje tobolidëve që shkruajnë për shëndetin tim mendor e alkoolin. Në të vërtetë jam një grua mjaft inteligjente, që po mendohet të jetojë jetën privatisht gjatë pesë vjetëve të fundit. Po e flas këtë se është bërë boll, dhe secila grua do të vepronte njësoj”, ka thënë tutje ikona e popit.