Aktori i njohur Brad Pitt ka rrëfyer një episod nga fillimet e karrierës së tij, kur për pak sa nuk u përjashtua nga filmi i parë në të cilin kishte paraqitje të shkurtër, thjesht sepse foli pa leje në skenë.
Në moshën 61-vjeçare, Pitt kujton përvojën kur luajti si kamarier në filmin “No Man's Land” (1987), ku u përpoq të shtonte një fjali gjatë xhirimit të një skene, me shpresën se kjo do ta ndihmonte për të fituar kartën e anëtarësimit në Screen Actors Guild (SAG) – një hap i domosdoshëm për të pasur mundësi të punonte si aktor profesionist në SHBA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ishte një skenë në një restorant. Personazhet kryesorë ishin Charlie Sheen dhe D.B. Sweeney, dhe disa aktorë të tjerë që nuk i njihja. Unë isha kamarieri. Më treguan si ta bëja: duhej të sjellja shampanjën, ta derdhja me kujdes, ta rrotulloja shishen, dhe pastaj ta fshija”, rrëfeu Pitti në podcastin “Armchair Expert” të Dax Shepard.
Pitti shpjegoi se e kishte ndërmarrë këtë veprim për të kapërcyer një pengesë klasike për aktorët e rinj.
“E gjithë loja ishte: si e merr kartën SAG? Sepse nuk mund të marrësh një punë nëse nuk e ke, por nuk mund ta marrësh nëse nuk ke punuar”, u shpreh ai.
Aktori më pas përshkroi momentin e tensionuar.
“Si një idiot, në fund të skenës, i afrohem aktores së fundit – dukej pak më e rëndomtë në hierarki, ndoshta – dhe teksa po i derdhja shampanjën, i thashë: ‘A dëshironi ndonjë gjë tjetër?’ – Menjëherë: ‘preje!, preje!’. Asistenti i parë i regjisë vrapoi drejt meje: ‘Nëse e bën këtë prapë, je jashtë!!!’”, shpjegoi ai.