I ndjeri Chadwick Boseman pritet të jetë kandidati kryesor për ta fituar çmimin “Oscar” për rolin e tij në “Black Bottom” të Ma Raineyt, ka shkruar në fundjavë BBC-ja.
Krejt kasta e aktorëve janë pjesë e gjeneratës së dalluar, që tashmë ka bërë emër në kinematografinë botërore.
Në pamjet që ka paraqitur BBC-ja nga prapaskenat e xhirimeve të filmit të aktorit që vdiq sivjet në moshë të re, shihet se si ai dhe aktorët e tjerë shkriheshin derisa po merreshin me xhirimet e skenave më të hareshme.
Regjisori George Wolfe shihet derisa ia del të krijojë një atmosferë serioze pune pavarësisht presionit të madh që e ndjen çdo aktor para xhirimit, vlerësohet në analizën e BBC-së bërë filmit të fundit të Bosemanit.
Bosemani ishte i njohur për rolet e tij, si Jackie Robinson dhe James Brown, para se të arrinte një sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e tij në rolin e Black Panther, si pjesë e filmave të kompanisë kinematografike “Marvel”.
Ai ka ndërruar jetë në gusht, në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, pranë familjes së tij. Bosemani ishte diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë 4 vjet më parë.
Edhe
“Ma Rainey’s Black Bottom” projekti i fundit i aktorit të ndjerë Chadwick Boseman
Aktorë, muzikantë, atletë e yje të Hollywoodit kanë shprehur dhimbjen për humbjen e Bosemanit përmes shumë postimeve në rrjete sociale.
Edhe presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, kishte theksuar se Bosemani ka inspiruar gjenerata dhe ka vërtetuar se ata mund të bëhen çfarëdo që duan-madje edhe superheronj.
-
Bën bujë xhirimi i 2018-s i Bosemanit kur qante për fansat e tij që vdiqën nga kanceri
-
Ylli i “Black Panther” Chadwick Boseman vdes nga kanceri
-
Filmi “Black Panther: Wakanda Forever” e nderon aktorin Chadwick Boseman
-
E veja e Chadwick Bosemanit e përlotur pranon shpërblim në emër të aktorit të ndjerë