Platforma Netflix e ka ndarë me publikun sekuencat e para të filmit të fundit të aktorit të ndjerë, Chadwick Boseman, me titull “Ma Rainey’s Black Bottom”.
Ylli i njohur vdiq në gusht të këtij viti në moshën 43-vjeçare, pas një beteje katër vjeçare me kancerin. Lajmi për vdekjen e aktorit ishte konfirmuar nga familja e tij, të cilët po ashtu treguan se filmat e tij të fundit, “Marshall”, “Da 5 Bloods”, “Ma Rainey’s Black Bottom” dhe disa projekte tjera, janë xhiruar gjatë kohës sa Boseman po përballej me sëmundjen vdekjeprurëse, duke iu nënshtruar një sërë operacionesh dhe trajtimesh me kimioterapi, transmeton Koha.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFilmi i ri “Ma Rainey’s Black Bottom” është adaptuar nga shfaqja e vitit 1984 e August Wilsonit, dhe fokusohet në këngëtaren Ma Rainey e portretizuar në film nga aktorja, Viola Davis, dhe anëtarin e bendit të saj Levee, i sjellë në ekran nga Chadwick Boseman, teksa mundohen të depërtojnë në industrinë e muzikës në Chicagon e viteve ’20.
Ylli i kinematografisë Denzel Washington i cili shërben si producent i këtij projekti, duke folur për bashkëpunimin me aktorin e ndjerë për gazetën “New York Times” tha: “Ai e ka bërë një punë të mrekullueshme, dhe tani nuk është më në mesin tonë. Ende nuk po mund ta besojë që e kemi humbur atë”.
Në anën tjetër, aktorja Viola Davis e përshkroi Bosemanin si një bashkëpunëtorë të jashtëzakonshëm.
Filmi “Ma Rainey’s Black Bottom” do të fillojë së shfaquri në Netflix nga 18 dhjetori i këtij viti.
Në fillim të kësaj jave u zbulua lajmi se Boseman vdiq pa lënë testament, kjo pasi bashkëshortja e tij, Taylor Simone Ledward, e ngriti një çështje në gjykatë me ç’rast po kërkon që gjykatësi ta caktojë atë si administratore të pasurisë së aktorit, që e kap shumën prej 939 mijë dollarëve.
Ndërkohë, së fundmi në Disneyland të Kalifornisë u zbulua një mural, dedikuar personazhit ikonik të personifikuar nga Boseman, Black Panther.
Në lajme të tjera, aktorja Letitia Wright e cila ka luajtur krahas Bosemanit në filmit hit të arkave filmike, së fundmi e pranoi se do të jetë ndjenjë e çuditshme ta përsëris rolin e saj në filmin e ardhshëm “Black Panther”, pa prezencën e Chadwickut.
Aktorja 26-vjeçare e cila në këtë projekt e luan rolin e Shurit, motra e vogël e mbretit T’Challa, tha se po e ka shumë të vështirë ta përballojë humbjen e mikut dhe kolegut të saj, Boseman. Tutje ajo tregoi se i gjithë ekipi është duke e vuajtur vdekjen e aktorit dhe nuk po iu shkon mendja rreth realizimit të vazhdimit të radhës, dhe mendimi për t’iu kthyer punës në sheshin e xhirimeve po u duket shumë i çuditshëm.