Xhirimet nga ngjarja promovuese për filmin “Black Panther” në vitin 2018 kanë marrë edhe më shumë vëmendje këtë të shtunë, pas vdekjes së yllit të këtij filmi Chadwick Boseman nga kanceri, në moshën 43 vjeçe.
Boseman ishte emocionuar shumë gjatë një ngjarjeje në të cilën promovohej filmi, në shkurt të 2018-s. Ai po diskutonte për raportet e tij me dy adhurues të rinj të “Marvelit” të cilët kishin kancer. Ai kishte shprehur aty mërzinë pasi fansat kishin vdekur para se të shihni filmin “Black Panther”.
Tashmë dihet se në atë kohë Boseman po e mbante sekret ballafaqimin e tij me kancerin në zorrë. Ai ishte në fazën e tretë të kancerit më 2016, por s’e kishte bërë këtë publike kurrë.
“Janë dy fëmijë të vegjël, Ian dhe Taylor, të cilët pak më parë vdiqën nga kanceri”, kishte thënë Bosman gjatë ngjarjes së atij viti.
“Përgjatë tërë xhirimit, po flisja me ta, duke e ditur se ishin në fazën e fundit të sëmundjes. Dhe ajo që më thanë, së bashku me prindërit, ishte se po mbaheshin në jetë deri sa të shfaqej filmi. Dhe kjo më bëri që ta shtyja veten, të stërvitesha më shumë, të punoja më shumë, të ushtroja më shumë skenarin dhe theksin”, kishte thënë ai.
Tragjikisht, dy djemtë vdiqën para se ta shihnin filmin, një moment të cilin Boseman e pati të vështirë ta pranonte.
Edhe
“Marvel” nderon aktorin Chadwick Boseman në ditën e lindjes së tij
“Kur e kuptova që kishin...”, kishte deklaruar ai, para se të niste të qante. “Po, do të thotë shumë për mua”.
Boseman, i cili luajti rolin e Panterës së zezë, vdiq në shtëpinë e tij në Los Angelos, ka thënë publicisti i tij Nicki Fioravante për AP-në, të shtunën.