Showbiz

Ylli i “Black Panther” Chadwick Boseman vdes nga kanceri

Chadwick Boseman, i cili ka luajtur rolet e ikonave amerikane me ngjyrë, Jackie Robinson dhe James Brown dhe rolin inspirues të ‘Black Panther’, ka vdekur në moshën 43-vjeçare.

Boseman ka vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles pranë gruas dhe familjes së tij, raporton AP.

Sipas familjarëve, Boseman ishte diagnostifikuar me kancer para katër vitesh, megjithatë ai vetë nuk ka folur rreth kësaj sëmundje.

I lindur në South Carolina, Boseman ka diplomuar në Universitetin Howard dhe ka luajtur fillimisht role të vogla televizive para se të ngritej në vitin 2013, transmeton KOHA.

Ndër të shumtë të cilët e përkujtuan, kandidati demokrat për president, Joe Biden, është një nga ta.

Ai ka thënë se Boseman “ka inspiruar gjenerata dhe u ka treguar atyre se mund të bëhen çfarëdo që dëshirojnë, madje edhe superheronjë”, shkroi ai në twitter.