Rokeri i famshëm irlandez, Bono, i ka paralajmëruar disa aktivitete të njëpasnjëshme për vitin e ardhshëm, në teatrit “Beacon” të New Yorkut, që kanë për qëllim ta promovojnë librin e tij biografik, “Surrender: 40 Songs, One Story”.
Muajin e kaluar, vokalisti i bendit “U2” e publikoi librin e ri me kujtime, i cili përbëhet nga 576 faqe dhe që eksploron origjinën e 40 këngëve kryesore në diskografinë e grupit të famshëm muzikor.
Dalja e librit në treg u përcoll me turneun “Stories Of Surrender” nëpër 14 qytete të botës, duke i dërguar kështu ikonat e rokut në vende të tilla si, Britania e Madhe, Evropa dhe Irlanda.
Tani, Bono planifikon t’i organizojë disa evente për fansat e tij në teatrin “Beacon” në New York, të cilat do të karakterizohen me lexime, muzikë dhe pak argëtim.
Bono, i cili njihet si artist, aktivist dhe vokalist i rok bendit irlandez “U2”, ka vendosur ta shkruaj një libër biografik i cili nga kritikët është vlerësuar si i sinqertë, herë pas here i pandershëm, intim dhe i thellë. “Surrender: 40 Songs, One Story” është historia e jetës së mrekullueshme që ai e ka jetuar, sfidave me të cilat është përballur dhe miqve dhe familjarëve që e kanë mbështetur dhe e kanë ndihmuar të bëhet personi dhe artisti që është sot.
Libri po ashtu i përfshin disa rrëfime të patreguara më parë, duke përfshirë historinë kur këngëtari e zbuloi se kushëriri i tij është gjithashtu gjysmëvëllai i tij.

-
Bono me turne në përkrahje të lansimit të librit autobiografik
-
“U2” në qasje intime me fansat nëpërmjet “Bono: Stories of Surrender”
-
Premiera e filmit “Sing 2” vjen e mbushur me yje të filmit dhe muzikës
-
Bendi i Amy Winehouse rikthehet në turne për 20-vjetorin e albumit “Back to Black”
-
Sean Ono Lennon thotë se e ka përgjegjësi ruajtjen e trashëgimisë së prindërve