Kulturë

“U2” në qasje intime me fansat nëpërmjet “Bono: Stories of Surrender”

Në rastin e shout “Stories of Surrender”, “Apple Vision Pro” vendosi shikuesit direkt në skenë me Bonon, duke kapur performancën e tij në rezolucionin 8K, me audio të jashtëzakonshme dhe një video të kualitetit të lartë

Në rastin e shout “Stories of Surrender”, “Apple Vision Pro” vendosi shikuesit direkt në skenë me Bonon, duke kapur performancën e tij në rezolucionin 8K, me audio të jashtëzakonshme dhe një video të kualitetit të lartë

Shou i ri i bendit nuk është një koncert i zakonshëm. Është një qasje e plotë në performancën dhe dokumentarin e titulluar “Bono: Stories of Surrender”, që pati premierën javën e kaluar në platformën “Apple TV+” dhe që mori jetë të re përmes teknologjisë “Apple Vision Pro”. Pajisje si “Vision Pro” dhe “Quest 3” të krijuara nga “Meta”, së bashku me salla koncertale si “Sphere” dhe “Cosm”, po e bëjnë përvojën e publikut të performancave live tejet reale dhe pa kufizime, duke e shndërruar çdo ulëse në vendin më të mirë të sallës

Me një mikrofon në dorë, Bono këndon me pasion hitin “Vertigo”, aq afër sa duket sikur mund ta prekësh, sikur je duke ndarë skenën me të në teatrin “Beacon” të New Yorkut. Derisa performon, përvoja nga ulësja e parë bëhet thellësisht personale me fituesin e shumëfishtë të çmimeve “Grammy”, që duket sikur të shikon drejt në sy vetëm ty, përpara se kamera të kthehet anash dhe të zbulojë turmën që mban duart lart nga entuziazmi. Teksti i këngës në skenë merr jetë përmes animacionit 3D, duke u shfaqur nga poshtë këmbëve të Bonos dhe duke qëndruar përreth tij ndërkohë që performon para turmës.

Por shou i ri i bendit nuk është një koncert i zakonshëm. Është një qasje e plotë në performancën dhe dokumentarin e titulluar, “Bono: Stories of Surrender”, që pati premierën javën e kaluar në platformën “Apple TV+” dhe që mori jetë të re përmes teknologjisë “Apple Vision Pro”.

Pajisje si “Vision Pro” dhe “Quest 3” të krijuara nga “Meta”, së bashku me salla koncertale si “Sphere” dhe “Cosm”, po e bëjnë përvojën e publikut të performancave live tejet reale dhe pa kufizime, duke e shndërruar çdo ulëse në vendin më të mirë të sallës.

Disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës – përfshirë grupet “U2”, “Metallica”, artistët Megan Thee Stallion, Alicia Keys, T-Pain dhe The Weeknd – kanë pasur projekte të prezantuara në këto platforma.

Në rastin e shout “Stories of Surrender”, “Apple Vision Pro” vendosi shikuesit direkt në skenë me Bonon, duke kapur performancën e tij në rezolucionin 8K, me audio të jashtëzakonshme dhe një video të kualitetit të lartë.

Vokalisti i “U2” bëri të ditur se grupi i tij gjithmonë ka provuar të krijojë një përvojë intime dhe gjithëpërfshirëse për adhuruesit, që nga koha kur ai “hidhej në turmë” në vitet ‘80.

“Kontakti i parë fizik me publikun për grupin ‘U2’ ishte kur unë u hodha në turmë. Kjo ndodhi në vitet ’80. Thjesht u futëm në turmë, duke luftuar përmes fansave tanë për t’u larguar. Unë dikur hidhesha nga skena dhe largohesha nga koncertet e grupit në atë mënyrë. Pastaj nisëm të debatonim për faktin që nuk donim kurrë të ndiheshim shumë komodë në skenë, për shkak të distancës me publikun tonë. Kur shikon një aktor ose një interpretues, e kupton që janë thjesht të lumtur aty ku janë, në skenë, larg publikut. Njerëzit vijnë për të treguar respektin e tyre dhe për ta admiruar këtë interpretues, kushdo qoftë ai, dhe kjo është çfarë këta interpretues preferojnë. Por ‘U2’ nuk ka qenë kurrë kështu”, deklaron Bono.

Mirëpo teknologjia po e çon ndërveprimin midis artistëve dhe publikut në një nivel krejtësisht të ri.

“Ky show është krijuar në atë mënyrë sa mund të ecësh rreth meje në skenë. Nuk jam i sigurt se si... ndonjëherë nuk jam i sigurt as si ndihem për këtë gjë... Njerëzit më shikojnë në detaje dhe mund ta analizojnë çdo pjesë të trupit tim dhe ndoshta mund të mendojnë se kam nevojë të humbas disa kilogramë. Nuk e di. Por e vërteta është se ka kohë që nuk kam qenë në palestër. Por pas komplekseve të dukshme dhe ndjenjave të pasigurisë që vijnë prej tyre, ekziston një lloj intimiteti që krijohet mes neve dhe publikut”, tha artisti duke bërë shaka.

“Stories of Surrender” është filmi i parë artistik i xhiruar në formatin “Apple Immersive Video”, duke sjellë në jetë veprat nga libri i tij “Surrender: 40 Songs, One Story” me anë të animacionit 3D.

Shpikjet e reja dhe teknologjia nuk janë të panjohura për Bonon. Ai dhe bendi “U2” gjithmonë gjejnë mënyra unike për të krijuar lidhje të fuqishme dhe intime me audiencën e tyre.

Grupi legjendar i rockut ishte i pari që performoi në sallën “Sphere” në vitin 2023, duke mbajtur koncerte të suksesshme për disa muaj në ndërtesën e James Dolanit që kushtoi rreth 2.5 miliardë dollarë për t’u ndërtuar.

“Në një moment të caktuar kishim pothuajse një marrëdhënie konfrontuese me audiencën tonë. Dhe pastaj hapësirat e koncerteve u bënë më të mëdha. Atëherë, si ta thyejmë atë distancë, atë mur që gjendet mes nesh? Ne përdorëm teknologjinë dhe përfundimisht e arritëm qëllimin tonë për të qenë sa më afër shikuesit. E gjithë kjo, do të thosha, u realizua gjatë koncertit në sallën ‘Sphere’ që gjendet në Las Vegas. Është një skenë që kushtoi diku 2.5 miliardë dollarë për t’u ndërtuar dhe performanca jonë atje ishte një përvojë e jashtëzakonshme”, thotë Bono.

Ndërsa “Sphere” qëndron madhështore mbi qytetin Las Vegas, “Cosm” ofron një përvojë më intime dhe zhytëse. Brenda kupolës të përbërë nga ekrane gjigante LED, videot pasqyrojnë çdo detaj në ekran, duke i tërhequr shikuesit edhe më thellë në botën e projekteve që transmetohen aty.

“Bono: Stories of Surrender” është në dispozicionin e publikut përmes platformës “Apple TV+”.