Showbiz

Bono me turne në përkrahje të lansimit të librit autobiografik

Rokeri 62-vjeçar, Bono, më së miri i njohur si vokalist i grupit të suksesshëm “U2”, në muajin nëntor do ta publikojë autobiografinë e tij me titull, “Surrender: 40 Songs One Story”. Me këtë rast ai ia ofron fansave anembanë globit një mbrëmje me tregime, muzikë dhe pak humor, përmes shout të ri, “Stories of Surrender”.

“Më mungon skena dhe afërsia që e kishim me publikun dhe adhuruesit e grupit ‘U2’. Në këto koncerte, unë do t’i këndojë disa tregime dhe do t’i rrëfejë ca të tjera. Po ashtu dua të argëtohem duke e prezantuar librin tim autobiografik, ‘Surrender’, i cili më shumë fokusohet në eksperiencat e mia me të gjithë njerëzit që më kanë ndihmuar të jem këtu ku jam sot”, shkruhej në një deklaratë për media të publikuar nga revista “Variety”.

Ylli i hitit “With Or Without You”, do ta fillojë turneun më 2 nëntor në teatrin “Beacon” të New Yorkut, para se të vazhdojë të vizitojë qytete të tilla si, Bostoni, Toronto, Chicago, Londra, Glasgow, Manchesteri dhe Dublini. Tutje, turneu do ta dërgojë muzikantin e famshëm në Evropë, para se të përmbyllet me shou e fundit në kryeqytetin spanjoll, Madrid, më 28 nëntor të këtij vit.

Libri “Surrender: 40 Songs One Story” do të publikohet më 2 nëntor dhe do t’i dërgojë lexuesit në rrugëtimin jetësor të Bonos, emri i vërtetë i së cilit është Paul David Hewson, nga tragjedia e fëmijërisë në vendlindjen e tij, Irlandë, e deri tek bërja pjesë e një prej grupeve muzikore më të suksesshme në botë.