Aktorja e njohur, Blake Lively, ka shkruar në rrjete sociale se ka korrur fitore, pasi gjykatësi federal ka hedhur poshtë padinë që producenti e aktori, Justin Baldoni, ka ngritur kundër saj.
37 vjeçja ka shkruar se “e ka mundur” Baldonin pasi gjykatësi Lewis J.Liman ka hedhur poshtë kundërpadinë që aktori pati bërë ndaj saj.
“Javën e kaluar, kam qëndruar me krenari përkrah 19 organizatave të bashkuara për mbrojtjen e të drejtave të grave, për të folur për sigurinë e tyre. Si shumë të tjera, kam ndier dhimbje për padinë hakmarrëse, përfshirë edhe turpin e orkestruar për të na bërë dëm. Ndërkohë që padia kundër meje u hodh poshtë, ka shumë të tjerë që nuk i kanë mundësitë për të luftuar”, ka shkruar Lively, ka raportuar FemaleFirst.

Ajo ka shtuar se tani më shumë se kurrë do t’i përkrahë gratë për të drejtat e tyre, që të kenë zë për ta mbrojtur veten, përfshirë sigurinë e tyre, dinjitetin e të kaluarën.
“Dashuri dhe mirënjohje për ata që qëndruan me mua, shumë prej të cilëve i njoh, e ka edhe që nuk i njoh, por nuk do të ndalem asnjëherë së qeni mirënjohëse apo të jem përkrahje për ju”, ka shkruar tutje 37 vjeçja.
Aktorja ka ndarë edhe webfaqet e disa organizatave si “Coalition Against Trafficking in Woman”, “New York Cyber Abuse Task Force”, “Women’s Equal Justice” dhe “Women’s Justice NOW”.
Ndërkohë avokatët e Livelyt, Esra Hudson dhe Mike Gottlieb, hedhjen poshtë të padisë e kanë quajtur “shfajësim të plotë” për aktoren.
“Kjo që ka ndodhur sot është fitore e plotë, shfajësim i kompletuar për Blake Livelyn, bashkë me Ryan Reynoldsin (bashkëshortin e Livelyt) Leslie Sloane, (agjentja e çiftit që merret me marrëdhëniet publike të tyre) si dhe gazetën The New York Times, të cilët Justin Baldoni është munduar t’i ‘turperojë’”, kanë deklaruar ata.
Avokatët kanë shtuar se janë të gatshëm për raundin e radhës, ku përfshihet kërkesa për dëmshpërblim.