Aktori dhe regjisori Justin Baldoni ka folur për herë të parë publikisht pas përfundimit të betejës ligjore me kolegen e tij në filmin “It Ends With Us”, Blake Lively.
Në një video të publikuar në Instagram, Baldoni u shfaq së bashku me bashkëshorten e tij, Emily Baldoni, duke shpjeguar pse kishin zgjedhur të mos flisnin publikisht gjatë dy vjetëve të fundit, ka shkruar The Hollywood Reporter.
“Nuk kemi folur publikisht gjatë pjesës më të madhe të dy vjetëve të fundit. Jo sepse nuk kishim çfarë të thoshim, por sepse nuk na dukej koha e duhur”, ka thënë Justin Baldoni.
Emily ka thënë se familja e tyre është përballur me shumë dhimbje dhe trauma.
“Na është dashur të përballemi me shumë gjëra dhe të pyesim veten si mund të ndodhte diçka e tillë, aq më tepër kur paraqitej si një luftë për gratë”, u shpreh ajo.
Justin ka shtuar se ata nuk donin t’i shtonin zhurmë debatit publik dhe zgjodhën të prisnin vendimin e drejtësisë.
“Janë thënë shumë gjëra të dhimbshme gjatë këtyre viteve dhe ne nuk donim t’i shtonim zhurmë kësaj situate. Donim vetëm që drejtësia të bënte punën e saj”, ka thënë ai.
Edhe
Pas marrëveshjes jashtë gjykatës, Baldoni dhe Lively përballen për shpenzimet ligjore
Aktori ka thënë se ai dhe familja e tij janë ende në proces shërimi.
“Po shërohemi. Shërimi nuk është një proces i drejtë. Çdo ditë duket ndryshe. Sot fokusi ynë është te fëmijët, familja, miqtë dhe besimi”, ka thënë ylli.
Çifti ka falënderuar gjithashtu mbështetësit për përkrahjen gjatë gjithë kësaj periudhe, duke theksuar se tani dëshirojnë të përqendrohen te familja dhe vazhdimi i jetës.
-
Blake Lively dhe Justin Baldoni mbyllin betejën ligjore pa dëmshpërblim mes palëve
-
Lively e kompania e Baldonit arrijnë marrëveshje dy javë para gjyqit
-
Reynolds krenar me Livelyn teksa ajo do të përballet në gjyq me Baldonin
-
Dështon ndërmjetësimi, s’ka marrëveshje mes Livelyt dhe Baldonit për padinë për ngacmim seksual