Beyonce dhe bashkëshorti i saj, Jay-Z kanë lansuar në fillim të kësaj jave kampanjën e Tiffany &Co., të quajtur “Rreth Dashurisë”, për stoli luksoze.
Kjo kampanjë ka bërë që Beyonce të bëhet gruaja e katërt në botë që ka mbajtur ndonjëherë qaforen e famshme të diamantit, e cila ishte mbajtur kohë më parë edhe nga aktorja dhe humanistja, Audrey Hepburn.
Mirëpo, ky ka ngjallur reagimin e fansave të këngëtares së hitit “Halo”, në Twitter.
Sipas tyre, qaforja e diamantit prej 128,54 karatësh, të cilën Bey e mban në fotografitë për kampanjën, vjen nga një minierë e kolonizuar në Kimberley të Afrikës Jugore.

“Diamanti i gjakut”, siç është definuar edhe nga Kombet e Bashkuara (OKB) është secili diamant që është i minuar dhe shitet në atë zonë, për të financuar aksionet ushtarake kundër qeverisë.
Kjo duket se ka nxitur edhe reagimin e vetë këngëtares amerikane, e cila siç thuhet, është shprehur e zhgënjyer dhe e zemëruar pasi ka mbajtur në mënyrë të pavetëdijshme “diamantin e gjakut” në reklamën e re për Tiffany & Co.
Mediat e huaja raportojnë se këngëtarja 31-vjeçare nuk kishte ide për historinë e diamantit.
“Beyonce është e informuar për kritika dhe e zhgënjyer dhe shumë e zemëruar se nuk i është treguar historia e diamantit”, ka thënë një burim i afërt me këngëtaren për “The Sun” .
Diamanti Tiffany u gërmua nga Miniera Kimberly e Beers në Afrikën e Jugut koloniale, në vitin 1877 kur punëtorët zezakë u detyruan të punonin në kushte të tmerrshme për pagë të vogël.
Ndërkaq themeluesja e Tiffany, Charles Tiffany e kishte blerë diamantin nga miniera në vitin 1879.
