Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez “kanë biseduar për fejesën”

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë “të përkushtuar për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme dhe të përjetshme”

Aktori 49-vjeçar dhe Jennifer, 52-vjeç, rindezën romancën e tyre në vitin 2021, pasi e anuluan fejesën e tyre në vitin 2004, kurse tani sërish po flasin për martesën.

“Ben dhe Jen mezi po presin ta kalojnë bashkë pjesën tjetër të jetës e tashmë e dinë se ishin të destinuar të ishin bashkë”, ka treguar një burim për “'Entertainment Tonight”.

“Fejesa ka qenë shpesh bisedë aktuale dhe e vazhdueshme”.

Që të dy janë “të përkushtuar për ta pasur një marrëdhënie të shëndetshme dhe të përjetshme”.

Edhe Lopezi e Afflecku po planifikojnë pushime së bashku Showbiz Lopezi e Afflecku po planifikojnë pushime së bashku

“Flasin shpesh në mënyrë aktive për atë që nuk funksionoi në të kaluarën dhe i përdorin ato përvoja për të përforcuar marrëdhënien e tyre, për hir të së ardhmes dhe familjeve të tyre.

Beni është mbështetësi më i madh ndonjëherë i yllit që kryeson listat.

Sipas burimeve, Beni është mbështetësi numër 1 i Jenit, e përkrah dhe gjithmonë ia bën me dije se sa e mrekullueshme është ajo. Atij i pëlqen kur diskutojnë projektet e ndryshme të saj.

“Edhe ajo është përkrahëse e madhe e tij, ama Beni thjesht nuk mund të ndalet duke iu treguar të gjithëve se sa e mençur dhe punëtore është ajo”.

Jennifer së fundmi e ka përshkruar romancën e tyre si “marrëdhënie e lumtur dhe e shëndetshme”.

Çifti i dashuruar më parë janë takuar mes viteve 2002 dhe 2004, por Jennifer mendon se të dy tani janë më të moshuar dhe më të mençur.

Edhe Lopez e Affleck ndodhen “në një periudhë shumë të mirë” Showbiz Lopez e Affleck ndodhen “në një periudhë shumë të mirë”

Duke reflektuar për romancën e tyre, ajo tha: “Tani jemi më të rritur, jemi më të zgjuar, kemi më shumë përvojë, jemi në vende të ndryshme në jetën tonë, kemi fëmijë tani dhe duhet të jemi shumë të vetëdijshëm për këto gjëra”.

“Mendoj se jemi mjaft të fortë tani për të ditur se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo, ndërsa kur ishim më të rinj ndoshta disa nga ata zëra të jashtëm ishin pak më të vështirë për ne që të pajtoheshim dhe të mbijetonim”.