Ylli i mirënjohur i Hollywoodit, Rihanna, ka takuar aktoren e mirënjohur, Natalie Portman.
Ato janë takuar në javën e modës në Paris ku Rihanna ka shkuar për ta parë koleksionin e brendi të famshëm Dior, ambasadore e të cilit është Portman, raporton Yahoo.
Një video ku ato shihen duke u përqafuar është bërë virale në rrjetin social “X”.
Rihanna praising Natalie Portman backstage at the Dior show during Paris Fashion Week today:
— Natalie Portman Updates (@nportmanonline) January 22, 2024
“You’re one of the hottest bitchies in Hollywood forever. You do the most innocent look and I’m like AHHHH”. pic.twitter.com/AEru82Sywj
Rihanna i ka thënë Portmanit se ajo është një nga aktoret më të mira në Hollywood, ndërsa e përqafoi dhe bëri disa fotografi bashkë me të.
Rihanna gjithashtu i ka treguar Portmanit se është fanse e madhe e saj.
Më pas Portman i ka thënë Rihannas se e dëgjon muzikën e saj gjatë gjithë kohës dhe se i pëlqen shumë.
“A mund të bëjë dikush ndonjë foto, në mënyrë që nesër të më kujtohet që ka ndodhur kjo? Nuk emocionohem kaq shumë për askënd”, u ka thënë Rihanna paparacëve të pranishëm.
