Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Beckham do t'i kultivojë vetë frutat e perimet, planifikon ndërtimin e një serre

Ish-futbollisti i Anglisë David Beckham do të kultivoi vetë frutat dhe perimet. Ai ka planifikuar të ndërtojë një serë në oborrin e shtëpisë së tij në Oxfordshire.

Gjithashtu ai do të ndërtojë edhe një kuzhinë të hapur, në të cilën do që të gatuajnë ushqime nga përbërësit që do t’i kultivojë në serë.

Futbollisti i pensionuar ka shprehur interesim ta ndërtojë një serë qelqi tradicionale në stil formal e simetrik.

Sera parashihet të ketë pamje nga kuzhina dhe të jetë e rrethuar nga pemët me fruta. Në javët e ardhshme “West Oxfordshire District Council” pritet të vendosë për lejen e ndërtimit të saj.

Këtë vit, ish-futbollisti 48-vjeçar, dhe gruaja e tij stiliste Viktoria Beckham, 49-vjeçare, thuhet se instaluan një banjë të jashtme në pronën që kap vlerën prej 6 milion funtesh britanike.

Çifti i cili rregullisht ka postuar fotografi duke shijuar jetën në pronën e madhe bashkë me fëmijët e tyre, Brooklyn, 24-vjeçar, Romeon, 20-vjeçar, Cruzin, 18-vjeçar dhe Harperin, 11-vjeç, thuhet se ka dashur ta përshtatë objektin në mënyrë që mysafirët në festat e tyre të kopshtit, të mos bënin ecje "të lodhshme" për në rezidencën e tyre për të përdorur tualetin.

Edhe Brooklyn Beckham po ndërton një “perandori biznesi” me ndihmën e vjehrrit miliarder Showbiz Brooklyn Beckham po ndërton një “perandori biznesi” me ndihmën e vjehrrit miliarder

Një burim i tha portalit “The Sun” se Davidit dhe Victorias u pëlqen shumë të mbajnë festa pranë liqenit të tyre, por se ata lodheshin kur edhe shtëpia brenda u ndotej nga pijet, në kohën kur mysafirët shkonin atje për ta përdorur banjën.

Ish kapiteni i Anglisë dhe ish këngëtarja e grupit Spice Girl e blenë pronën e cila ka fushë futbolli, pishinë të jashtme, sauna dhe tendë safari, në vitin 2017. (Përktheu: Vita Abrashi - Kajtazi)