Aktori 37-vjeçar, i cili së fundmi u bë burri i parë homoseksual që fiton çmimin “Sexiest Man Alive” apo nga revista People, shprehet i zhgënjyer që aktorët dhe aktoret aspirues vazhdojnë t’i shohin ambiciet e tyre të zbehura nga faktorë jashtë kontrollit të tyre, si raca, klasa apo seksualiteti.
Jonathan Bailey, i cili është udhëheqës i organizatës “Just Like Us”, që punon me të rinjtë LGBT në shkollat e Mbretërisë së Bashkuar – i tha Sky News: “Kjo është përtej seksualitetit, është raca, është klasa, është prej nga vjen. Të gjithëve na jepen narrativa kufizuese nga të cilat duhet të çlirohemi. Mendoja jo vetëm se nuk do të mund t’i luaja këto role për shkak të seksualitetit tim, por edhe se nuk do të mund të bëja Shakespeare sepse nuk kam shkuar në shkollë aktrimi. Këto janë tregimet që duhet t’i rikujtojmë, se të ngrihesh, të jesh i sigurt të thuash kush je vërtet, dhe të jesh i pambuluar emocionalisht në atë moshë…”
Ndërkohë, Jonathan ka zbuluar më herët se “pothuajse nuk u paraqit fare në audicion” për Bridgerton.
Aktori ka luajtur në serialin e suksesshëm të Netflix që nga viti 2020, por në fakt, ai ishte i gatshëm të merrte një pauzë nga karriera para se të angazhohej në projekt.
Megjithatë, qëndrimi i Jonathanit ndryshoi krejtësisht pasi lexoi skenarin.
Ai tha: “Mbaj mend që thashë me vete: ‘Uau, kjo do të jetë gjigante.’”
Jonathan tregon se xhirimet e Bridgerton kanë qenë një eksperiencë “përfshirëse në çdo drejtim”, dhe për këtë arsye ai e ka mirëpritur rikthimin në rrënjët e teatrit vitet e fundit.
“Rikthimi në teatër, puna me njerëz që i njoh, më ka ndihmuar.”