Showbiz

Pavarësisht famës, Owen Cooperit të “Adolescence”, ende i bërtasin arsimtarët

Aktori i "Adolescence", Owen Cooper. Fotografuar nga Justine Kurland për revistën Dazed

Aktori i "Adolescence", Owen Cooper. Fotografuar nga Justine Kurland për revistën Dazed

Aktori 15-vjeçar Owen Cooper, i cili u bë i famshëm me rolin e tij në serialin hit të Netflix-it “Adolescence”, ka thënë se jeta në shkollë ka mbetur krejt normale, madje edhe arsimtarët ende i bërtasin, pavarësisht suksesit ndërkombëtar.

Cooper, fotografuar nga Justine Kurland për revistën Dazed

Owen, që do t’u nënshtrohet provimeve vitin e ardhshëm, u shpreh për revistën Dazed se fama nuk ka ndryshuar aspak mënyrën se si e trajtojnë shokët dhe mësuesit e tij.

“Shokët e mi s’janë fare të impresionuar. Më dërguan mesazhe ‘urime’, por nuk u intereson shumë. Mësuesit ishin ata që u çmendën, ata u gëzuan shumë. Por shokët e mi nuk shikojnë gjëra për mua në internet. Dhe jam i lumtur që nuk e bëjnë. Kur po xhiroja serialin, mendoja: ‘Po sikur të ndryshojnë të gjithë? Po sikur të ndryshojnë shokët e mi?’ Por ende më bërtasin arsimtarët dhe ende më tallin shokët. Gjithçka është në rregull. Jam i lumtur që s’kanë ndryshuar”, ka thënë ai.

Cooper, fotografuar nga Justine Kurland për revistën Dazed

Cooper pranoi se nuk e kishte imagjinuar kurrë që “Adolescence”, që ndjek historinë e Jamiet 13-vjeçar, i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e një vajze nga shkolla, do të shkaktonte reagime kaq të forta. Madje kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, e kishte quajtur serialin “shumë të vështirë për t’u parë”.

Cooper, fotografuar nga Justine Kurland për revistën Dazed

“Kur doli seriali, s’kisha asnjë ide çfarë të prisja. Mendoja se ndoshta do ta shikonin në Mbretërinë e Bashkuar, por ka prekur njerëz në mbarë botën. Në set askush nuk e priste që do shpërthente kështu. Kur nisën bisedat për spektaklin e ndarjes së çmimeve ‘Emmy’, ishte çmenduri. Askush nuk e kishte parë këtë të vinte”, ka thënë adoleshenti.

Cooper, fotografuar nga Justine Kurland për revistën Dazed

“Adolescence” u rendit numër 1 në listat e shikueshmërisë së Netflixit në 93 vende, dhe bashkë-krijuesi i serialit, Stephen Graham, që luajti edhe rolin e babait të Jamiet, Eddie, ka thënë për Variety se suksesi global i projektit i ka habitur të gjithë.

Cooper, fotografuar nga Justine Kurland për revistën Dazed

“Seriali u krijua si një histori e vogël britanike, dhe kjo ishte bukuria e tij. Nuk prisnim që të kapërcente kufijtë në këtë mënyrë, por ishte bërë me të vërtetë, me integritet, me respekt dhe shumë dashuri. Mendoj se kjo e kaloi kufirin. Ishte diçka që ndodh vetëm një herë në jetë. E kapëm frymën e kohës. Ishte numër 1 në Brazil? Numër 1 në Arabinë Saudite? Është e pabesueshme”, ka thënë Graham.