Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Backstreet Boys festojnë 26-vjetorin e themelimit

Anëtarët e grupit Backstreet Boys, kanë festuar 26-vjetorin e themelimit të këtij grupi, ata e festuan këtë përvjetor me një fotografi nga arkiva, ku shihen duke kënduar në palestrën e shkollës së mesme.

“Në këtë ditë më 1993 ne u bëmë Backstreet Boys. Nga performanca në palestrën e shkollës së mesme e drejt në turneun muzikor këtë verë, plus një album. Asnjëri nga ne nuk e kishim menduar se çka do të ndodhte pas 26 vjetësh. Faleminderit shumë të gjithëve edhe shumë vite të tjera“, thuhet në mbishkrimin e fotografisë së publikuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Backstreet Boys është njëri nga grupet që kanë incizimet më të shitura të të gjitha kohërave, duke numëruar kështu më shumë se 130 milionë incizime të shitura në të gjithë botën.

Grupi gjithashtu ka qenë i nominuar shtatë herë në “Grammy Awards” si dhe me albumin e tyre të fundit, “DNA”, kanë arritur të zënë vendin e parë në tabelën e “US Billboard 200 Chart.