Bendi i njohur muzikor Aerosmith ka njoftuar se do të mbajë turneun përshëndetës, për të shënuar periudhën mbi 50-vjeçare të formimit të tyre, raporton BBC.
Që të gjithë anëtarët e grupit të famshëm amerikan të muzikës rock ‘n’ roll janë në të 70-tat tash.
Grupi është i famshëm për hitet si “Dream On”, “Walk this Way” dhe “I Don’t Want To Miss A Thing”.
Grupi njoftoi për turneun përshëndetës në një video të publikuar të hënën, në të cilën u shfaqën edhe yje të famshëm si Sir Ringo Starr, Dolly Parton dhe Eminem.
“Bëhuni gati dhe ecni kësaj rruge, do të keni shoun më të mirë të jetës suaj”, është thënë në deklaratë të përbashkët.
Artikuj të ngjashëm
-
Adele po përgatitet për rikthim të madh në muzikë
-
The Rolling Stones shtyjnë planet për turne, Mick Jagger shpreson për rikthim sa më shpejt
-
Post Malone shtynë turneun në SHBA, shkak albumi i ri
-
Bendi i Amy Winehouse rikthehet në turne për 20-vjetorin e albumit “Back to Black”
-
Celine Dion porosit fansat që të vlerësojnë atë që kanë