Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Grupi “Backstreet Boys” publikon datat e koncerteve të turneut “DNA”

Foto: AP/Associated Press

Grupi i njohur i muzikës i përbërë nga 5 meshkuj, “Backstreet Boys”, i ka bërë të ditura data e koncerteve në Britani të Madhe dhe Evropë, si pjesë e turneut të tyre botëror “DNA”.

Anëtarët e bendit, të cilët për herë të fundit performuan para publikut në vitin 2019, do ta fillojnë turneun në Portugali më 3 tetor të këtij viti, para se të vazhdojnë me koncerte në shtete të tilla si, Spanja, Gjermania dhe Italia. Turneun e përmbyllin me një shou në arenën O2 të Londrës, më 6 nëntor.

 

 

Për të ndihmuar njerëzit e detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Ukrainë, grupi “Backstreet Boys” do t’i dhurojë një pjesë të parave të mbledhura nga shitja e biletave të turneut “DNA”, për organizatën UNHCR, raporton portali “NME”.

Të martën (5 prill), bendi e ndau me fansat episodin e parë të filmit dokumentar, “Making Of The DNA Tour”.