Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

The Pussycat Dolls rikthehet me turne pas 17 vjetësh

The Pussycat Dolls, Kimberly Wyatt, Ashley Roberts dhe Nicole Scherzinger

The Pussycat Dolls, Kimberly Wyatt, Ashley Roberts dhe Nicole Scherzinger

Foto: Associated Press

Grupi i njohur pop, The Pussycat Dolls, ka njoftuar rikthimin në skenë me turneun e parë pas 17 vjetësh. Këtë herë grupi do të performojë si trio, me anëtaret Nicole Scherzinger, Ashley Roberts dhe Kimberly Wyatt.

Tri këngëtaret publikuan një fotografi së bashku për të njoftuar turneun botëror me 53 koncerte, të quajtur “PCD Forever Tour”, ka raportuar The Sun.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Turneu do të nisë më 5 qershor në Palm Desert, në California, ndërsa më pas do të vazhdojë me nëntë koncerte në Britani dhe Irlandë, duke filluar më 29 shtator në arenën Utilita Arena Birmingham.

Biletat për koncertet do të dalin në shitje javën e ardhshme përmes kompanisë Live Nation.

Ditët e fundit grupi kishte filluar të ngacmonte fansat me postime në rrjetet sociale për një njoftim të madh.

Në disa arena në Britani u vendosën edhe billboarde që shkruanin: “Ne garantojmë që njoftimi për koncertin tonë të ardhshëm do t’ju mbajë ‘Stickwitu!’”, një referencë për hitin e tyre të njohur.

Kënga "Stickwitu!":

Përveç turneut, grupi ka njoftuar edhe ripublikimin e dy albumeve të tyre të para: “PCD” dhe “Doll Domination”. Ato do të publikohen më 8 maj dhe do të përfshijnë edhe materiale që nuk janë publikuar më parë.

The Pussycat Dolls dominuan top-listat muzikore mes viteve 2005 dhe 2009 me disa hite të mëdha, përfshirë këngët “Don’t Cha” dhe “Stickwitu”.

The Pyssycat Dolls duke kënduar live këngën "Don't cha" në MTV Malaga Summer në vitin 2008:
 

Formacioni origjinal i grupit përfshinte gjithashtu Melody Thornton, Jessica Sutta dhe Carmit Bachar, por ato nuk do të jenë pjesë e turneut të ri.

Grupi u shpërbë në vitin 2009 pas disa konflikteve të brendshme. Pas kësaj, Nicole Scherzinger nisi një karrierë solo dhe më vonë u bë edhe yll në teatër, duke fituar një çmim “Tony” vitin e kaluar për rolin e saj në shfaqjen teatrale “Sunset Boulevard”.

Në vitin 2019, grupi ka njoftuar një ribashkim si pesëshe (pa Melody Thornton) dhe ka publikuar këngën “React”, e cila hyri në Top 40.

Ato zhvilluan disa koncerte provë, por turneu i planifikuar u shty për shkak të pandemisë COVID-19. Më vonë u anulua plotësisht për shkak të një mosmarrëveshjeje mes Nicole Scherzinger dhe themelueses së grupit Robin Antin, e cila u zgjidh vetëm vitin e kaluar.