“BTS” janë krenaria dhe shpirti i Seuli dhe kryeqyteti i Koresë Jugore po e tregon vlerësimin për ta, pasi grupi feston 10-vjetorin e themelimit.
Duke përkuar me festivalin e tyre të veçantë të shënimit të përvjetorit, i cili do të mbahet më 17 qershor, qyteti po merr ngjyrën karakterizuese të bendit, që është ngjyra vjollcë, dhe do ta shpërndajë atë nëpër ura, pika referimi, rrokaqiej dhe më shumë. Dhe kjo nuk është një ngjarje e vetme, pasi festimet do të vazhdojnë gjatë dy javëve të ardhshme.
Seoul in purple for @BTS_twt's 10th anniversary ??? pic.twitter.com/ZTUz48p510
— BTS Charts & Translations (@charts_k) June 12, 2023
Seuli është bota e grupit “BTS”, dhe të tjerët vetëm jetojnë në të. Ekranet dixhitale në të gjithë qytetin do të ndajnë mesazhe urimi për 7 anëtarët e grupit, RM, Jin, Suga, J-Hope, Jimin, V dhe Jung Kook. Ekziston gjithashtu një hartë, e ndarë nga zyrtarët e Seulit, që paraqet vendndodhjet specifike të “BTS”, duke përfshirë vende ku ata kanë performuar ose xhiruar videoklipe muzikore.
Megjithëkëtë, festa e grupit të njohur të muzikës K-Pop nuk do të jetë vetëm në Seul. Javën e kaluar ata e festuan një dekadë nga debutimi në skenë me lansimin e këngës së re, “Take Two”. Si dedikim për të gjithë adhuruesit, kënga përqafon momentet që kanë kaluar me njëri-tjetrin dhe fansat e tyre.
Edhe
“BTS” paralajmëron festimin e 10-vjetorit në Seul
Grupi “BTS” e shënoi paraqitjen e parë në toplistën “Billboard” në vitin 2013, kur kënga e tyre “No More Dreams” debutoi në venin e 14-të , ndërsa shtatë vjet më vonë u ngrit në pozitën e dytë. Nga atëherë, bendi i përbërë nga shtatë anëtarë i ka thyer disa rekorde në skenën e muzikës.
Këto vjetët e fundit kanë qenë goxha emocionuese për djemtë e “BTS” edhe individualisht, pasi që të gjithë kanë arritur të krijojnë hite si solo artistë, duke i pushtuar toplistat anembanë botës.