Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Avril Lavigne u nderua me yll në Hollywood

Këngëtarja kanadeze, Avril Lavigne, u nderua me yll në shtegun e të famshmëve në Hollywood.

Ylli i muzikës i nominuar për disa çmime “Grammy”, u shoqërua në këtë ngjarje të rëndësishme për karrierën e saj nga miqtë dhe kolegët, Machine Gun Kelly dhe John Feldmann, raportoi të premten agjencia e lajmeve “AP”.

“Më kujtohet që kur erdha për herë të parë në Los Angeles, i shikoja këta emra legjendar dhe isha e mahnitur nga arritjet e tyre. Por asnjëherë nuk e kisha menduar që një ditë, edhe emri im do të gjendej këtu. Është një çmenduri e vërtetë dhe Jam shumë falënderuese për gjithçka. Kjo me siguri është një prej ditëve më të veçanta të jetës sime”.

Ikona e muzikës pop dhe punk nuk pati frikë të kthehet prapa në kohë me dukje, duke e ndjekur ceremoninë e zbulimit të yllit të saj e veshur me rroba sportive dhe një ‘skatebord’, teksa pozonte para fotografëve të pranishëm në këtë ngjarje. Ajo dukej sikur koha nuk ka ecur fare për të, dhe ngjasonte identike me Avril Lavignen e vitit 2001.

“Mua më pëlqen të bëjë muzikë më shumë se gjithçka. Ndihem shumë e inspiruar dhe shpresoj që 16-vjeçarja e ardhshme e cila do të zhvendoset nga një qytet i vogël për në Hollywood, e mbushur me shpresa dhe ëndrra, ta shoh këtë yll dhe të mendojë se një ditë edhe emri i saj mund të vendoset në këtë bulevard. Mesazhi im për të gjitha vajzat e reja është që, t’i ndjekin ëndrrat e tyre, t’i realizojë gjërat që i kanë pasion, të shprehen lirshëm, të jenë reale dhe të sinqerta, të punojnë shumë, të qëndrojnë krenare dhe mendjelartë dhe të mbi të gjitha, të besojnë në vete. Faleminderit shumë të gjithëve për këtë nderim. Jam shumë mirënjohëse”.

Edhe Avril Lavigne dhe Tyga ribashkohen në Las Vegas Showbiz Avril Lavigne dhe Tyga ribashkohen në Las Vegas

Në fillim të viteve 2000, Lavigne e gëzoi një karrierë jashtëzakonisht të suksesshme në skenën muzikore. Këngët e saj pozicionoheshin lartë në toplistat muzikore anembanë botës. Këtë vit, albumi debutues i kantautores së famshme, “Let Go”, e shënoi 20 vjetorin e lansimit. Avrile ka filluar të bëjë sërish muzikë, duke bashkëpunuar me artistë të tillë si, Travis Barker, Machine Gun Kelly, Willow Smith dhe të tjerë.

Disa prej hiteve të saj më të njohura janë: “Sk8ter Boy”, “What The Hell”, “Wish You Were Here”, “When You’re Gonne”, “Girlfriend”, “Complicated” dhe të tjerë.