Avril Lavigne dhe Tyga treguan se nuk ka hatërmbetje pas përfundimit të romancës së tyre ndërsa ata u ribashkuan në Las Vegas.
Këngëtarja e “Love Sux”, 38 vjeç dhe reperi, 33 vjeç, u panë duke u shoqëruar së bashku dhe duke u larguar nga vendi ku ylli i pop-punk performoi të shtunën (01.07.23). Pamjet u shpërndanë në rrjetet sociale.
Avril ishte duke performuar në Encore Beach Club në Wynn në Sin City, ku ajo ndau skenën me Marshmello.
Këngëtarja “Sk8er Boi” i dha fund romancës së saj katër-mujore me yllin e hip-hopit muajin e kaluar, dhe një burim më vonë pohoi se ajo vetëm nganjëherë e ka parë lidhjen me Tygan si një “rilidhje” pas ndarjes së saj me ish-të fejuarin, Mod Sun.
Një burim i tha DailyMail se: “Erdhi deri këtu puna. Avril nuk donte të mbyllej në asgjë. Tyga ishte një lloj rilidhje dhe ai e ndihmoi atë të largohej nga marrëdhënia e saj toksike me Mod Sun”.
Një tjetër burim i afërt pohoi se Avril kishte nevojë për romancën e saj me Tyga, e cila më parë kishte një marrëdhënie serioze me Kylie Jenner.
Ajo mendon se tani është në një gjendje shumë më të mirë se sa kur ishte duke e përjetuar ndarjen e saj nga ish-i fejuari i saj dhe ajo nuk është në nxitim për të hyrë në një marrëdhënie të re me askënd.
Burimi shpjegoi: “Avril ndihet sikur nxori diçka që i nevojitej asaj nga lidhja e shkurtër me Tygan.”
Pas ndarjes nga i fejuari, Avril Lavigne në lidhje me reperin Tyga
"Ajo nuk ishte në një nxitim për të hyrë në lidhje dhe ajo nuk ishte në një nxitim për të dalë nga ajo. Ajo gjithashtu nuk është në nxitim për të hyrë në një marrëdhënie të re me askënd. Ajo thjesht kishte nevojë për këtë marrëdhënie për të dalë nga hapësira në të cilën ndodhej. Kjo e motivoi atë të kalonte atë që i kishte ndodhur nga Mod Sun dhe i dëshmoi asaj se ende mund të gjente dashuri ose në këtë rast epsh nëse do të ishte e nevojshme."
Përgatiti: Vita Abrashi- Kajtazi