Ylli i muzikës punk-pop, Avril Lavigne, duket se tashmë e ka marrë veten nga ndarja prej të fejuarit, Mod Sun.
Këngëtarja e hitit “Girlfriend” e cila po e ndjek javën e modës në Paris, u fotografua të hënën duke u puthur me reperin Tyga.
Dyshja po ashtu u panë duke ecur dorë për dorë teksa shkonin në një ndejë, në fotografitë e postuara nga TMZ. Ueb faqja bëri të ditur se çifti kishte ngrënë darkë së bashku në restorantin “Nobu” në Malibu të Kalifornisë.

Më 28 shkurt, artisti Mod Sun foli për ndarjen nga Lavigne me ç’rast deklaroi: “Brenda 1 jave jeta ime ndryshoi plotësisht. Unë thjesht e di që ekziston një plan për gjithçka që na ndodhë në jetë. Do ta mbaj kokën lart, duke e dëgjuar gjithmonë zemrën time edhe kur ndihet e thyer. Të jesh i rrethuar nga dashuria çdo natë në turne ka qenë një bekim absolut për mua. Unë kam miqtë më të mirë në të gjithë botën, faleminderit që më mbështetni gjithmonë”.
Thashethemet për ndarjen e tyre filluan një javë më parë. Dy muzikantët filluan lidhjen romantike kur e publikuan projektin “Flames”, një këngë që u shfaq në albumin e Mod Sun, “Internet Killed the Rockstar”. Lavigne e bëri publik lajmin e fejesës së çiftit në prill të vitit 2022 përmes një postimi në Instagram, me ç’rast zbuloi se ai i kishte propozuar martesë përpara kullës Eiffel në Paris.
Edhe
Avril Lavigne dhe Tyga ribashkohen në Las Vegas
Në fillim të viteve 2000, Lavigne e gëzoi një karrierë jashtëzakonisht të suksesshme në skenën muzikore. Këngët e saj pozicionoheshin lartë në toplistat muzikore anembanë botës. Vjetëve të fundit, Avrile ka filluar të bëjë sërish muzikë, duke bashkëpunuar me artistë të tillë si, Travis Barker, Machine Gun Kelly, Willow Smith dhe të tjerë.
Lavigne e lansoi albumin debutues në vitin 2002 me titull, “Let Go”, dhe ky është më i shitur i shekullit 21 nga një artiste kanadeze. Disa prej hiteve të saj më të njohura janë: “Sk8ter Boy”, “What The Hell”, “Wish You Were Here”, “When You’re Gonne”, “Girlfriend”, “Complicated” dhe të tjerë.
