Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ava Max sjell këngë me DJ Tiësto

Ava Max ka publikuar me videoklip këngën më të re, të titulluar “The Motto”.

Kënga vjen në bashkëpunim me DJ Tiësto dhe pritet të shndërrohet në një hit për shkak të ritmeve “Dance”.

Kënga është e shoqëruar nga një klip interesant, në të cilin këngëtarja me prejardhje nga Shqipëria shfaqet me stilin e saj të veçantë, duke bërë veprime interesante në një ndejë.

Ava Max është njëra prej këngëtareve shqiptare e cila po shënon sukses në industrinë botërore të muzikës, krahas Dua Lipës, Rita Orës e Bebe Rexhës.