Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ava Max befason me fotografinë e saj

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, së fundmi ka bërë një ndryshim drastik në pamje.

E njohur si bionde shumicën e kohës me një stil të shkurtër të flokëve, 28-vjeçarja tashmë ka bërë flokët ngjyrë të kuqe.

Në disa imazhe që ndau me fansat në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se 2.6 milionë persona, krijuesja e hitit “So Am I” shihet gjysmë e zhveshur teksa flokët e gjata ia mbulonin gjoksin.

“O Zot ajo është e çmendur”, ka shkruar artistja e njohur në mbishkrimin e fotos të realizuar para pasqyrës.

Fansat e saj të shumtë e mirëpritën këtë ndryshim të këngëtares, duke bërë komente pozitive sipër postimit.

Ava Max përndryshe është duke shijuar suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “The Motto”, në bashkëpunim me DJ-në e famshëm, Tiwsto.