Showbiz

Austin Butler thotë se Emily Ratajkowskin e ka vetëm shoqe

Austin Butler - Emily Ratajkowski

Austin Butler (34) është fotografuar së fundmi duke darkuar me modelen 34-vjeçare Emily Ratajkowski në New York City. Por, aktori i ka hedhur poshtë thashethemet se ai është në ndonjë lidhje romantike me modelen. 

Butler ka thënë se Emilyn e ka thjeshtë shoqe, transmeton “Female First”. 

“Përgjigja e vërtetë është se kam shumë miq, dhe ne jemi miq dhe kemi ngrënë darkë, dhe jemi miq”, ka thënë Butler për “Vanity Fair” kur është pyetur lidhur me thashethemet. 

Ai ka thënë se kurrë nuk është ndier komod kur është bërë temë jeta e tij private, por tash po përpiqet të mos shqetësohet aq shumë.

“Doja vetëm të fshihesha...” – tha Butler.

Butler tha se gjatë një kampingu së fundi u shkyç nga rrjeti dhe zbuloi se i pëlqente të qëndronte “larg zhurmës”. 

“Është shumë përulëse kur je larg zhurmës. Gjithnjë e më shumë e dua këtë në jetën time, thjeshtë të mos dëgjoj atë zhurmë”, tha Butler. 

Aktori u nda nga modelja Kaia Gerber në janar, me të cilën ishte në lidhje prej tre vjetësh.