Autoritetet në Meksikë po ofrojnë mbrojtje shtetërore për këngëtarin e famshëm meksikan, Natanael Cano, dhe artistë të tjerë pasi një kartel droge në veri të Meksikës publikisht i ka kërcënuar.
Fotografi të një baneri me kërcënimin për jetën e Canos dhe disa artistëve të tjerë në rajonin Sonora qarkulluan në rrjetet sociale gjatë fundjavës.
Baneri ishte nënshkruar nga “Jalisco Matasalas”, një grup brenda kartelit Sinaloa i njohur si Chapitos. Banda i ka akuzuar këngëtarët se kanë “ndihmuar financiarisht” një bandë rivale të njohur si Salazares.
“Kjo është hera e fundit që ju do të merrni një paralajmërim, në kohë që të ndaloni. Shikoni punët tuaja. Nëse nuk i kushtoni vëmendje këtij paralajmërimi, do të vriteni”, shkruhej në baner.
Prokurorët kanë thënë se kanë nisur hetim pas mesazhit kërcënues, raportoi AP.
-
Influenceri meksikan vritet gjatë transmetimit live
-
SHBA-ja dënon me burgim të përjetshëm ish-udhëheqësin famëkeq të kartelit meksikan të drogës
-
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicion kundër karteleve të drogës
-
“El Mencho” u varros në arkivol të artë
-
Qyteti meksikan i kthyer në zonë lufte nga përplasja mes fraksioneve brenda kartelit të drogës