Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicion kundër karteleve të drogës

Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicion kundër karteleve të drogës

Presidenti amerikan, Donald Trump, mirëpriti në Florida disa prej liderëve të Amerikës Latine për të shpallur krijimin e një koalicioni ushtarak kundër karteleve të drogës. 

Nisma u prezantua gjatë samitit “Shield of the Americas”, në të cilin morën pjesë drejtues nga disa vende të Amerikës Qendrore, asaj Jugore dhe Karaibeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trump argumentoi se kartelet e drogës përbëjnë kërcënim të madh për sigurinë në rajon dhe për Shtetet e Bashkuara. 

Në këtë kuadër, administrata e tij zgjeroi përfshirjen në Amerikën Latine, duke ushtruar presion ndaj Venezuelës, në atë që kulmoi me kapjen e presidentit të këtij shteti, Nicolas Maduros. 

Në samitin e së shtunës, Trumpi nënshkroi dekret për krijimin zyrtar të koalicionit kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës. 

Në fjalimin pas kësaj, ai tha se rajoni i Amerikës Latine ka potencial të madh për zhvillim, porse, sipas tij, ai nuk mund të realizohet pa u goditur fuqishëm kartelet e drogës dhe organizatat kriminale.