Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, Anne Hathaway, ka treguar se sa shumë e vlerëson regjisorin Christopher Nolan, pasi ai ia dha një rol në filmin “Interstellar”.
Hathaway ka deklaruar se ai ia ka shpëtuar karrierën me këtë rol.
“Pasi më dha këtë rol, mua nuk më humbi karriera, siç do të mund të më kishte humbur po të mos më kishte mbështetur Nolan atëherë”, ka thënë 41-vjeçarja.
Aktorja kishte marrë kritika të shumta rreth personalitetit të saj pasi luajti në filmin “Les Miserables”, rol për të cilin Akademia e Filmit e shpërbleu me çmim “Oscar”,
Ajo duke folur për revistën “Vanity Fair” tregoi se pasi kishte bërë kërkime online për veten, kishte gjetur tituj si ata të llojit “pse të gjithë e urrejnë Anne Hathawayn?”
“Shumë regjisorë nuk më ofronin role për të luajtur, pasi shqetësoheshin se sa toksik ishte bërë personaliteti im pas atyre titujve që gjendeshin online”, ka thënë Anne duke vazhduar të tregojë se si Nolan e kishte shpëtuar duke i dhënë një rol në vitin 2014 për filmin “Interstellar”.
Edhe
Anne Hathwayt i duket sureal suksesi që arriti gjatë këtij viti
“Pashë një engjëll te Christopher Nolan, i cili nuk shqetësohej për titujt online dhe më dha mundësi të luaj një nga rolet më të mira që kam marrë ndonjëherë”, ka treguar aktorja.
Ajo luajti rolin e një shkencëtareje të NASAS që quhej Dr. Amelia brand në filmin “Interstellar” dhe më parë kishte luajtur edhe një tjetër rol në vitin 2012, në filmin “The Dark Knight Rises”, i cili po ashtu ishte film i Nolanit.
-
Christopher Nolan zbulon ëndrrën e tij, të realizojë një film horror
-
Aktorja virtuale merr punën e parë në Hollywood, pavarësisht kritikave të forta
-
Seth Rogen zbulon cila aktore ka hequr dorë nga roli kryesor në filmin e vitit 2007 “Knocked Up”
-
Anne Hathaway ka qenë “ligjërisht e verbër” për 10 vjet