Sipas një dosjeje të re gjyqësore, avokatët e Angelina Jolies kanë pretenduar se Brad Pitti ishte fizikisht abuzues ndaj aktores para incidentit në aeroplan në vitin 2016 që çoi në divorc.
Pretendimet e reja vijnë si pjesë e betejës ligjore të vazhdueshme të ish-çiftit mbi pronën franceze “Chateau Miraval”, ku Jolie thotë se shitja e saj është bllokuar nga Pitt.
“Ndërsa historia e abuzimit fizik të Pittit ndaj Jolies nisi para udhëtimit të familjes në shtator 2016 nga Franca në Los Angeles, ky fluturim shënoi herën e parë që ai e ktheu abuzimin fizik edhe mbi fëmijët. Jolie më pas menjëherë e la atë”, thuhet në dosjen gjyqësore që e posedon People.
Incidenti që thuhet të ketë ndodhur në aeroplan gjatë udhëtimit të tyre më 14 shtator, 2016, përfshiu një nga fëmijët e tyre, Maddix. Pitt pretendohet se e sulmoi fizikisht djalin që po përpiqej t’i ndante ata nga diskutimi. Pitt ka mohuar të gjitha akuzat.
-
Brad Pitt kërkon që gjykata ta detyrojë Angelina Jolien të dorëzojë emailet private
-
Angelina Jolie nuk ka shkuar më kurrë në vreshtin francez pas ndarjes nga Brad Pitt
-
Pitt arrin “fitore” në njërën nga përballjet gjyqësore me Jolien
-
Angelina Jolie i kërkon Brad Pittit që ta tërheqë padinë kundër saj
-
Pse fëmijët e Brad Pittit po heqin mbiemrin e tij? Përçarja familjare ka arritur pikën pa kthim