Showbiz

Alyssa Milano tregon arsyen pse ka hequr impiantet e gjoksit

Alyssa Milano

Alyssa Milano

Foto: Associated Press

Aktorja Alyssa Milano, e cila ka qenë pjesë e lëvizjes #MeToo të Hollywoodit, ka thënë se i ka hequr impiantet që ka pasur në gjoks në mënyrë që ta lë të lirë trupin që njëherë ishte abuzuar.

Ajo ka thënë se më parë ka menduar se impiantet e gjoksit ishin të nevojshme për të që të dukej më atraktive.

“Sot po i largoj narrativet e rreme, ato pjesë të mijat që asnjëherë nuk ishin me të vërtetë të mijat. Po e lë të lirë të shkojë atë trup që ishte seksualizuar, që ishte abuzuar, atë pjesë për të cilën kam menduar se më duhej, që të dukem më atraktive, që të më duan, që të jem e suksesshme, të jem e lumtur”, ka shkruar ajo në Instagram, ka raportuar FemaleFirst.

52-vjeçarja shpreson që ky veprim “ta lirojë” të bijën e saj, Bellan, që asnjëherë të mos e ndiej të nevojshme t’i bëjë këto veprime “të pashëndetshme”.

Milano, e cila nuk ka cekur kohën kur i ka bërë impiantet, ka dy fëmijë, Elizabellan dhe Milon, me burrin e saj, agjentin e talentëve, David Bugliari.

Ish-ylli i projektit filmik “Charmed”, ka cekur se ndërkohë që disa njerëz gjejnë liri e bukuri tek impiantet, ajo nuk ndihet ashtu.

“Tani dua të jem e qartë se shumë gra do të gjejnë liri e bukuri kur zgjedhin të bëjnë impiante. Ajo që për mua është narrativë e rreme mund të jetë gjëja e duhur për dikë dhe jam shumë e lumtur se të gjithë mund ta gjejmë feminitetin në paqe në kushtet tona vetanake”, ka thënë tutje ajo.

Në kohën sa ishte duke u përgatitur t’i nënshtrohej operimit, ajo ka thënë se është shumë e ngazëllyer që po rikthehet te vetja e saj e vërtetë.

“Sot më duan, jam tërheqëse, jam femërore dhe jam e suksesshme. Asgjë nga këto që përmenda nuk vjen si shkas i impianteve. Prapë do të jem të gjitha këto gjëra, kur të zgjohem pa impiante. Sot jam vetja ime autentike. Sot, jam e lirë”, ka shkruar artistja.

Më vonë në përditësim të po të njëjtit postim ajo ka thënë se është rehatuar në shtrat dhe po ha ushqimin që i ka përgatitur nëna dhe i ka falënderuar fansat për mbështetjen.